• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FLET NGA NEW YORK/ Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, Xhaçka: Mundësi e jashtëzakonshme
Home
Politikë

FLET NGA NEW YORK/ Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, Xhaçka: Mundësi e jashtëzakonshme

8 June, 2021 F.autor Politikë

Shqipëria ndodhet në një moment historik në përfaqësimin e saj ndërkombëtar siç është Këshilli Sigurimit të OKB-.

Të premten 193 vendet anëtare të Organizatës të kombeve të bashkuara do të votojnë që vendi ynë për herë të pas anëtarësimit 65 vjeçar në këtë organizatë të zgjidhet anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-s për periudhën 2022-2023.
Për të arritur deri në këtë moment diplomacisë shqiptare i janë dashur 10 vite diskutime dhe lobim.

Deri më tani Shqipëria ka siguruar votat pro të 120 vendeve por që të ulet në karrigen e Këshillit të Sigurimit i duhen votat e 2 të tretave të vendeve pjesëmarrëse dhe votuese të asamblesë së përgjithshme.

Lobimi me vende të ndryshme do të vijojë deri në momentin e fundit të votimit. Për këtë ndodhet në New York vetë shefja e diplomacisë shqiptare Olta Xhaçka është takuar me ambasadorët e vende të ndryshme në OKB.

Ministria Xhaçka është pritur edhe nga sekretari i përgjithshëm të OKB Antonio Gutierres nga i cili ka marrë vlerësimet për kontributin e Shqipërisë në misionet paqeruajtëse nën ombrellën e OKB-së.

Vetë zonja Xhaçka në këtë takim prezantoi 6 prioritetet e Shqipërisë në këshillin e sigurimit.

Pas takimit ajo bëri këtë koment për Top Channel:

Patëm një takim shumë të mirë me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së. kemi pasur si shtet, një marrëdhënie shumë të mirë me të, përgjatë mandatit të parë. Është duke u rizgjedhur në një mandate të dytë, për të cilin jemi të bindur ta thellojmë bashkëpunimin tonë. Edhe ai më garantoi se bashkëpunimi me Shqipërinë do të vazhdojë.

Si po shkon lobimi? Deri të premten, kur do të votohet nëse Shqipëria do ta marrë statusin e anëtarin me të drejta jo të plota, nuk ka dhe shumë kohë?

Në fakt, lobimi ka nisur shumë më herët. Padiskutim që kemi një agjendë shumë ambicioze, jemi shumë të qartë, jemi me këmbë në tokë sa i takon kufizimeve që ka një vend i vogël, në një tryezë kaq të lartë, të vendimmarrjes globale.

Po nuk na pengon për të qenë ambicioz për të avancuar një agjendë në dobi të interesave kombëtare, në dobi të çështjeve rajonale, por edhe të atyre që janë prioritetet tona që në fakt vijnë nga eksperienca më e mirë e Shqipërisë. Për Shqipërinë vlen të thuhet që është një mundësi e jashtëzakonshme, patjetër prestigj për politikën e jashtme dhe për diplomacinë e saj por edhe një mundësi e jashtëzakonshme për të thelluar bashkëpunimin me partnerët dhe aleatët me të cilët ndajmë vlera dhe parime të njëjta, por edhe për të zgjeruar aktivitetin diplomatik të Shqipërisë përtej atyre kufijve që kemi pasur deri më sot , sigurisht të diktuara nga një agjendë që është shumë e madhe për të thënë globale sa i takon paqes dhe sigurisë në Këshillin e sigurimit.

Muhamed Veliu: Një vend ulje në këshillin e sigurimit, po për Kosovën si përkthehet?

Xhaçka: Kosova patjetër që është çështje e interesit tonë kombëtar dhe patjetër që do të kemi një mundësi shumë të mirë përmes të qenurit në Këshillin e sigurimit për ta risjellë Kosovën në vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar, të këshillit të sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Patjetër vlen të thuhet që jemi shumë të ndërgjegjshëm për kufizimet që kemi si një vend i vogël në këtë tryezë të madhe, por kjo nuk na pengon që të bëjmë maksimumin për të avancuar ato që janë çështje të interesit kombëtar, çështjet rajonale dhe patjetër ato të paqes dhe sigurisë edhe me gjerë se sa rajoni ynë përmes prioriteteve që i kemi vendosur vetes.

Këshilli i sigurimit përbehet 15 anëtarë prej të cilëve 5 pesë anëtarë të përhershëm  SHBA, Franca, Mbretëria e bashkuar, Kina dhe Rusia me të drejtën e vetos.  Shqipëria shkon në tryezën e këshillit të sigurimit si kandidaturë konsensuale e grupit të Europës lindore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MOURINHO TEK ROMA NUK ËSHTË TRADHTI"/ Ish-Presidenti Moratti: Conte është një profesionist serioz, por…
Previous article MERKATO E BUJSHME/ Atletico Madrid i propozon Manchester City-t shkëmbimin e 70 milionëshave, ja emrat...

F.autor

Postime të ngjashme

DËNIMI I LIDERËVE TË UÇK/ Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët: Vendim i padrejtë, një aktgjykim nuk mund të rishkruajë... Breaking News

DËNIMI I LIDERËVE TË UÇK/ Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët: Vendim i padrejtë, një aktgjykim nuk mund të rishkruajë...

KËRKOI PEZULLIMIN E AFATEVE TË PARABURGIMIT/ Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës Politikë

KËRKOI PEZULLIMIN E AFATEVE TË PARABURGIMIT/ Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit Breaking News

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT