• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FLET GJATA/ Pse PD nuk e do heqjen e koalicioneve dhe hapjen e listave?
Home
Politikë

FLET GJATA/ Pse PD nuk e do heqjen e koalicioneve dhe hapjen e listave?

13 July, 2020 F.autor Politikë

Sekretari i Partisë Demokratikë për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata ishte i ftuar në studion e Abc News, ku mes të tjerash foli për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga kryeministri Edi Rama.

Gjatë bashkëbisedimit me Endri Xhafon, Gjata i cilësoi lëvizjet e fundit të kryeministrit si tentativë për të mbuluar atë që po ndodh realisht në vend.

Sipas Gjatës, Rama është i frikësuar nga humbja e zgjedhjeve, prandaj kërkon të bëjë ndryshimet kushtetuese.

“Shkaku kryesor është që Edi Rama po mundohet me të gjitha mënyrat të mbulojë çfarë po ndodh ne Shqipëri. Ju lajme të parë nuk kishit ndryshime kushtetuese, por Covid. Sot kishim 117 raste, dje kishim edhe katër të vdekur.

Ky njeri nuk është në gjendje të menaxhoje asgjë. Çdo gjë e hap vetëm për të mbuluar paaftësitë e tij. Çon ndryshime kushtetuese, hap projekte 3D, sajon turli lloj ngjarjesh.

Momenti i dytë, shkatërrimi i ekonomisë, bizneset që po mbyllen. 17 mijë shqiptare humbën punën. I thotë mendja do të ndërrojë Kushtetutën. Kush e ka këtë luks të bëjë gjëra të tilla.

Pa dashur ti hyjmë, që ana tjetër e monedhës është frika e humbjes së zgjedhjeve. Ka parë sondazhet. E vetmja gjë është që të bëjë këto. Realiteti është kundër Ramës, ekonomia, rendi gjithçka, faktori ndërkombëtar është kundër tij.

Po ndryshove kushtetutën duhet të ndryshosh edhe kodin, pra ra marrëveshja. Po e bën se ka frikë nga humbja e zgjedhjeve. E drejta e koalicionit është standard demokracie”, deklaroi ai.

Gjata shprehet i bindur se Rama nuk del forcë e parë dhe e tremb fitorja e opozitës, që sipas demokratit do të jetë e llahtarshme.

“Këta e bënë marrëveshjen, tani pse po e prish? Sepse e di që do humbë. Ai nuk del forcë e parë. Por të mos lejojë asnjë të dalë forcë e parë. Sepse fitorja e opozitës së bashkuar është e llahtarshme.

Ai këtë po e bën se është i humbur. Me këtë që po bën Edi Rama po merr në humnerë të gjithë PS. Ai është i humbur, çështja kryesore është ta shtyjë sa ta shtyjë”, shtoi Gjata.

Po ashtu, demokrati u pyet se përse PD nuk është dakord me heqjen e koalicioneve parazgjedhore, ndërsa u shpreh:

“Nuk është momenti ky. Është diçka shumë më e madhe se kjo Xhafo. Nuk jemi Gjermania. Nuk është primare sot sistemi.

Të ndalohet vjedhja e votës. Kemi thënë çështjen e sistemit t’ja shtrojmë referendumit. Nuk mjafton t’i hyjmë me arnime kushtetuese, por duhet të bëjmë një reformë totale kushtetuese”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PEDOFILIA/ Arrestohet në Francë një nga dhjetë njerëzit më të kërkuar në botë
Previous article "SHËN SOFIA"/ Moska mban anën e Ankarasë: Është çështje e brendshme e Turqisë

F.autor

Postime të ngjashme

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet... Politikë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet...

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT