• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FLET EKSPERTI/ “Audi mund t’i kishte shtypur të gjithë kabinën”, si shpëtuan për mrekulli 3 anëtarët e familjes
Home
Aktualitet
Kronikë

FLET EKSPERTI/ “Audi mund t’i kishte shtypur të gjithë kabinën”, si shpëtuan për mrekulli 3 anëtarët e familjes

10 March, 2023 F.autor Aktualitet, Kronikë

Nga aksidenti i ndodhur i ndodhur pasditen e së enjtes në Tiranë, mbetën të plagosur edhe 3 persona. Ata ishin anëtarë të një familjeje, që po udhëtonin në autostradën Tiranë-Elbasan kur nga lart i erdhi Audi që drejtohej nga 20-vjeçari Klevis Ruçaj. Nga ngjarja ata mbetën të plagosur, fatmirësisht pa rrezik për jetën.

Të gjendur në vendin dhe momentin e gabuar, ata dyshohet se udhëtonin me shpejtësi të reduktuar. I këtij mendimi është edhe eksperti i sigurisë rrugore, Gëzim Hoxha.

Eksperti tha se nëse makina Hyundai do të kishte qenë me shpejtësi, e gjithë kabina do të ishte shtypur nga Audi që erdhi nga lart, duke sjellë një tragjedi edhe më të madhe.

“Nëse do të kishin qenë me shpejtësi të madhe lëvizja e saj para do t’i shtypte të gjithë kabinën dhe do t’i vriste të gjithë ata njerëz. Por siç duket ka qenë me shpejtësi të reduktuar. 

Sepse dhe vetë drejtuesi i mjetit është një grupmoshë tjetër, 61 vjeç më duket se është. Ka studime bota. Mbi moshën 55-vjeç rritet kujdesi, ulet shpejtësia. Siç duhet shoferi ka qenë i kujdesshëm, ka qenë me familjen. Fati i tyre i mirë, i urojmë shërim të shpejtë”, tha Hoxha.

Kujtojmë se nga ngjarja e djeshme humbën jetën 3 të rinjtë Klevis Ruçaj, Erisilda Abedini dhe Sikela Përroj. Shkak për ngjarjen dyshohet se u bë shpejtësia tej normave të lejuara. 20-vjeçari Ruçaj humbi kontrollin e mjetit, duke çarë barrierat metalike dhe duke përfunduar poshtë, në nënkalim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË SHKATËRROVE. PSE O ZOT..."/ Flet e afërmja e 22-vjeçares që humbi jetën në aksidentin te TEG-u
Previous article HIDHINI NJË SY/ A është e vërtetë që djemtë shohin video erotike me vajza që i ngjasojnë vajzës që ata kanë qejf?

F.autor

Postime të ngjashme

DHUNA PARA PARLAMENTIT/ 11 protestues dhe 6 efektivë paraqiten në QSUT dhe te Trauma, ja gjendja e tyre Aktualitet

DHUNA PARA PARLAMENTIT/ 11 protestues dhe 6 efektivë paraqiten në QSUT dhe te Trauma, ja gjendja e tyre

DYSHOHET SE ABUZOI SEKSUALISHT ME TË RENË/ Shpallet në kërkim 42-vjeçari në Lushnjë! Në pranga një tjetër (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE ABUZOI SEKSUALISHT ME TË RENË/ Shpallet në kërkim 42-vjeçari në Lushnjë! Në pranga një tjetër (EMRI)

PËRPLASJET MES PROTESTUSVE PARA KUVENDIT/ Shkon në tre numri i efektivëve të lënduar Aktualitet

PËRPLASJET MES PROTESTUSVE PARA KUVENDIT/ Shkon në tre numri i efektivëve të lënduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT