Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Greqi, ku ka takuar edhe kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras në Athinë. Mësohet se gjatë takimit tyre është diskutuar edhe ecuria europiane e Shqipërisë.
“ Mirënjohje Cipras për stabilitetin në rajonin ballkanik, me zgjidhjen e vështirë të çështjes së emrit, por që ofron qartësi në Gjermani, çel rrugën e anëtarësimit të Maqedonisë Veriore (këtë emër përdori) në NATO. Pozitive zgjidhja edhe për Greqinë, si shenjë progresi për vendin”, është shprehur Merkel.