Ka reaguar paraditen e sotme babai i komandos Aleksandër Shkulaku. Lulzim Shkulaku u shpreh: Aleksandri ka qenë ndër 15 më të mirët dhe ka qenë me mision në Afganistan. I ati Aleksandrit rrëfen se ai merrte një rrogë deri tek 315 mijë lekë.
Pretendimi i tij është se djali i tij një nga komandot e dezertuar në Londër të ketë qënë për shkaqe ekonomike. Sakaq pretendimet e babait të komandos janë se i biri nuk merrte pagesën që meritonte. “I bëj thirrje të kthehet. E di që ajo pagë nuk e kënaqte. Ai na ndihmonte edhe neve financiarisht”, shprehet i ati i komandos.
Komandot që nuk janë kthyer në atdhe janë:
Ylber Tokrri, Ylber Tokrri, Aleksander Shkulaku, Klevis Lamkaj dhe Reni Ajazi. Klevis Lamkaj dhe Reni Ajazi./AlpeNews.al/