Pas denoncimit që familjarët e të miturës në fshatin Kalasës të Delvinës bënë ndaj ish-mësuesit të shkollës 9 vjeçare Neshat Tepelena për ngacmim seksual, sa vijnë e shtohen zërat kundër tij.
Babai i shoqes së klasës së 11 vjeçares që ra pre e ngacmimit, thotë se mësuesi Neshat Tepelena e ka telefonuar dhe i ka kërkuar që vajza e tij të mos flasë rreth asaj që ka parë në shkollë ne lidhje me ngacmimin pas publikimit te rastit.
Viktor Ajdini:
Disa ditë pa publikimit të ngjarjes, mësuesi Neshat Tepelena më ka telefonuar mbi 10 herë dhe më ka tha:
Thuaj vajzës të thotë që nuk ka parë gjë.
Oranews/


