• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Flet avokati i Izet Haxhisë: Do rihapet dosja “Hajdari”, gjithashtu kërkojmë që të…
Home
Sociale

Flet avokati i Izet Haxhisë: Do rihapet dosja “Hajdari”, gjithashtu kërkojmë që të…

28 April, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Pak ditë pas vetëdorëzimit tek autoritetet turke, Izet Haxhia, ish-truproja i ish-Presidentit Berisha dhe një prej personave të dënuar nga gjykata shqiptare për vrasjen e Azem Hajdarit, ka nisur përgatitjet për t’u përballur me drejtësinë.

Ai ka zgjedhur në Shqipëri avokatin Fran Dashi, i cili do të mbrojë interesat e tij gjatë dhe pas ekstradimit. “Panorama” kontaktoi me avokatin Dashi, i cili tha se ka nisur përgatitjet për procedurat e ekstradimit dhe shumë shpejt Haxhia do të vijë në Shqipëri, ku është dënuar në mungesë.

Sipas avokatit, Haxhia do të rigjykohet dhe dosja “Hajdari” do të rihapet. Avokati shprehu bindjen se klienti i tij është i pafajshëm dhe kërkon një proces të rregullt ligjor, ndryshe nga ai i viteve më parë.

“Z. Haxhia u dorëzua me vullnetin e tij në Policinë turke, pasi Gjykata e Lartë atje vendosi që të ekstradohej. Me dëshirën dhe vullnetin e tij ai kthehet në atdhe pas 18 vjetësh, për t’u ballafaquar me drejtësinë dhe për të treguar pafajësinë e tij në çështjen e bujshme të vitit 1998. Ne do të kërkojmë rigjykim dhe hapjen e çështjes nga e para, pasi z. Haxhia që nga dita që ka nisur procesi gjyqësor dhe deri në këto momente, nuk ka qenë prezent në asnjë seancë pyetjesh apo seancë gjyqësore. Dhe mosprezenca e tij gjatë procesit e bën nul vendimin e Gjykatës. Në këto kushte, ai kthehet me vullnetin e tij për të bashkëpunuar me drejtësinë dhe të tregojë pafajësinë”, thotë avokati Dashi për “Panoramën”.

I pyetur nëse rihapja e dosjes prek edhe të dënuarit e tjerë të çështjes “Hajdari”, avokati nuk preferoi të bënte komente më përtej se sa për klientin e tij.

“Unë përfaqësoj zotin Haxhia dhe për këtë arsye nuk marr përsipër të komentoj për persona të tjerë”, shtoi Dashi. Lidhur me kohën se kur mund të mbërrijë Izet Haxhia në Shqipëri, avokati tha se po bëhen përgatitjet, edhe pse nuk ka një datë fikse, për shkak se procedurat zgjasin, si nga pala turke ashtu edhe nga ajo shqiptare. Rreth katër ditë më parë, ish-truproja i Berishës njoftoi përmes rrjeteve sociale se ishte vetëdorëzuar në Policinë turke, pas vendimit të Gjykatës së Lartë atje për ta ekstraduar në Shqipëri.

“Meqë nuk erdhën të më marrin, u dorëzova vetë në Policinë turke”, shkruante ai në profilin e tij në “Facebook”. Haxhia është njëri prej të dënuarve me 25 vjet burg nga gjykatat shqiptare për vrasjen e Azem Hajdarit. Mirëpo, ai nuk e ka pranuar kurrë këtë akuzë dhe është arratisur në Turqi ku ishte në azil. Haxhia, gjatë gjithë kësaj kohe ka akuzuar gjithnjë Berishën për vrasjen e Azem Hajdarit dhe për gjyqin ndaj tij. Edhe më herët, Haxhia ka thënë se do të paraqesë fakte tronditëse për vrasjen e deputetit shqiptar kur të kthehej në Shqipëri.

PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BUNDESLIGA/ Bayern “poker” ndaj Frankfurt, Dorsch debuton me gol (VIDEO)
Previous article Napoli niset drejt Firences, tifozët bllokojnë stacionin e udhëtarëve

k.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI/ Pushuesi tregon si u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar zjarrit në Vlorë Aktualitet

MOMENTE TMERRI/ Pushuesi tregon si u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar zjarrit në Vlorë

ZJARRI NË HOTELIN E VLORËS/ Flakët dyshohet se nisën nga priza treshe ku ishin lidhur dy frigoriferë Aktualitet

ZJARRI NË HOTELIN E VLORËS/ Flakët dyshohet se nisën nga priza treshe ku ishin lidhur dy frigoriferë

PARASHIKIMI I MOTIT/ Kthjellime dhe vranësira, reshje të shkurtra shiu në jug dhe lindje të vendit Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Kthjellime dhe vranësira, reshje të shkurtra shiu në jug dhe lindje të vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT