• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“FLE VETËM 2 ORË NË DITË”/ Kush është shkencëtarja që po punon kundër kohës për vaksinën e kornavirusit
Home
Nderkombetare

“FLE VETËM 2 ORË NË DITË”/ Kush është shkencëtarja që po punon kundër kohës për vaksinën e kornavirusit

2 February, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Një shkencëtare britanike po fle vetëm dy orë, duke garuar me kohën për të krijuar një vaksinë për koronavirusin.

Kate Boderick, 42 vjeç nga Skocia ka luftuar kundër sëmundjeve infektive për më shumë se 20 vjet duke marrë pjesë në krijimin e vaksinave të suksesshme, për Ebolan, Zikën dhe MERS-in.

Boderick shprehet se ndjen një përgjegjësi personale, për të bërë gjithçka për krijimin e një vaksine, ndërkohë që është duke punuar gjatë gjithë kohës dhe vaksinat e mundshme i teston në minj dhe derra, ashtu si edhe grupe të tjera kërkuesish në disa vende të zhvilluara.

“Unë e kam kaluar gjithë jetën time duke punuar për të sjellë ndryshime, në rast se kemi shpërthime virusesh,” është shprehur ajo për mediat.

Ekspertja e vaksinave u zhvendos nga Glasgow, në Shtetet e Bashkuara pasi mbaroi doktoraturën dhe fillimisht u punësua si pedagoge në Universitetin e Kalifornisë. Krahas ekipit të saj të studiuesve në kompaninë farmaceutike Invio, me qendër në San Diego, ekspertja po punon gjithë kohës për të krijuar një vakinë efikase për virusin që ka marrë 249 jetë njerëzish.

Virusi vazhdon të përhapet në të gjithë botën dhe ekspertja shprehet se është e vështirë të mos merresh me këtë situatë kur sheh se shumë njerëz po vuajnë.

Boderick është nënë e dy fëmijëve dhe ajo tregon se së bashku me familjen ishin me pushimet e vitit të ri, kur dëgjoi fillimisht për shpërthimin e virusit në Wuhan.

Vetëm disa ditë pasi autoritete kineze treguan kodin gjenetik të virusit, Boderick dhe kolegët e saj hartuan një vaksinë brenda tre orësh. Ajo tha se modeli hyri menjëherë në prodhim të nesërmen, por medikamentet me bazë gjenetike duan kohë shumë muaj për tu prodhuar në sasi të mëdha. Për të krijuar vaksinën ekipit iu dha një fond prej 7.5 milion paund nga Koalicioni për Inovacione të Përgatitjes Epidemike, një iniciativë e mbështetur nga Bill Gates.

Broderick u shpreh që punonjësit e kujdesit shëndetësor, të cilët janë në kontakt me pacientët me koronavirus do të vaksinohen së pari dhe më pas njerëzit me kushte themelore mjekësore.

Elementi më shqetësues i virusit për Dr Broderick është periudha e inkubacionit 14-ditor me disa njerëz që përjetojnë simptoma të buta. Ajo përshkroi se si njerëzit mund të  dilnin për darkë dhe të takonin miqtë pa e ditur as që po përhapin virusin.

“Simptomat e lehta të virusit janë një kollë e thatë e shoqëruar me ndjenjën letargjike që mund të thotë se njerëzit nuk mund të kontrollojnë veten dhe duan të flenë,” Broderick.

Sipas ekspertes viruset nuk respektojnë kufijtë dhe gjatësia e periudhës së qëndrimit të izoluar ka shtuar shpejtësinë e koronavirusit për të agravuar më shumë në botë, edhe pse sipas saj izolimi ka qenë një gjetje e zgjuar.

Ekipi  ekspertëve tregon se si shpreson që provat klinike për vaksinën të kenë mbaruar në fillim të verës, në mënyrë që të shpërndahen në të gjithë botën.

Ajo shtoi se si një kombinim i faktorëve përfshirë udhëtimin global, rritjen e popullsisë, njerëzit që jetojnë më afër jetës së egër dhe ndryshimet klimatike lejojnë që viruset të përhapen më lehtë.

“Viruset përhapen nga kafshët dhe si rezultat i ndryshimit të klimës, kafshët ndryshojnë habitatin,” shtoi ekspertja./Daily Mail-SI/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BIJA FESTON DITËLINDJEN/ Kylie i organizon festën më përrallore që na kanë parë sytë
Previous article PLAS NË DEVOLLI-TURBINA/ Shikoni përplasjet në tribuna dhe në fushë gjatë ndeshjes (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës? Botë

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?

PARALAJMËRON IRANI: Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet pa ndryshuar qëndrim Amerika Botë

PARALAJMËRON IRANI: Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet pa ndryshuar qëndrim Amerika

MANDATI I TRETË NË 2028? Trump: Do të doja shumë, por ligji është i qartë dhe i rreptë Botë

MANDATI I TRETË NË 2028? Trump: Do të doja shumë, por ligji është i qartë dhe i rreptë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT