• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FLASIN SHKENCËTARËT KINEZ/ Vaksina kundër COVID-19 mund të jetë gati për “përdorim urgjent” në prill
Home
Nderkombetare

FLASIN SHKENCËTARËT KINEZ/ Vaksina kundër COVID-19 mund të jetë gati për “përdorim urgjent” në prill

7 March, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Shkencëtarët kinezë thotë se vaksinat e para kundër koronavirusit mund të jenë gati për “përdorim urgjent” muajin tjetër. Një zyrtar i lartë kinez i shëndetësisë tha të premten se vendi po lëviz me shpejtësi përpara për prodhimin e vaksinave kundër virusit vdekjeprurës që ka infektuar më shumë se 100 mijë vetë në botë e shkaktuar mbi 3 mijë të vdekur.

“Sipas vlerësimeve tona, shpresojnë se në muajin prill, disa nga vaksinat do të hyjnë në hulumtime klinike ose do të përdoren në situata emergjente“, tha Zheng Zhongwei, drejtor i Qendrës për Shkencë e Teknologji në Komisionit Kombëtar të Shëndetit.

Zoti Zheng tha se në këtë proces janë përfshirë me dhjetëra institucione kineze që kryejnë kërkime me qëllim zhvillimin e vaksinave kundër virusit dhe shtoi se zhvillimi i llojeve të ndryshme të vaksinave po ecën përpara.

Zhvillimi i vaksinave që janë të sigurta dhe efektive kërkon kohë, investime dhe rezultate të mira shkencore. Për një sëmundje si ajo që shkakton COVID-19, procesi është edhe me më shumë sfida. Vetëm
testimi mbi sigurinë dhe efikasitetin e saj do të kërkonte nga 12 në 18 muaj kohë ose më shumë, thonë zyrtarët.

Sipas ligjit kinez, vaksinat e prodhuara për raste urgjente që lidhen me shëndetit publik mund të përdoren në kushte të përcaktuara dhe nëse Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore vlerëson se përfitimet e trajtimit me këtë vaksinë i tejkalojnë rrisqet.

Zoti Zheng nuk sqaroi se cilat janë kushtet kur mund të përdoret kjo vaksinë tek njerëzit. Kina njoftoi në fund të muajit shkurt se mund të fillojë provat klinike në prill.

Në SHBA me një ritëm rekord, kompania e bioteknologjisë “Moderna” me bazë në shtetin e Masaçusetsit ia ka dërguar vaksinën e saj kundër koronavirusit muajin e kaluar, Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, për të filluar testimin e vaksinës tek njerëzit.

Shkencëtarët thonë se bota ka ende një rrugë të gjatë në garën për të gjetur një vaksinë kundër COVID-19.

Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive tha gjatë një konferencë së fundmi në Shtëpinë e Bardhë se i gjithë procesi i miratimit të një vaksine efektive, do të zgjaste të paktën një vit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TIRANA MBAN "REKORD"/ Femrat drejtojnë 1/3 e bizneseve në Shqipëri
Previous article REFUGJATËT/ SHBA i del në krah Greqisë

F.autor

Postime të ngjashme

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT