• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FLASIN ekspertet: Ka prova të qarta se forcat ruse kanë kryer krime lufte në Ukrainë
Home
Botë

FLASIN ekspertet: Ka prova të qarta se forcat ruse kanë kryer krime lufte në Ukrainë

6 April, 2022 F.autor Aktualitet, Botë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i tha Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të martën se të paktën 300 civilë janë torturuar dhe vrarë nga trupat ruse në qytetin Buça ndërsa bëri thirrje për një gjykatë të stilit të Nurembergut për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet ruse të luftës në vendin e tij.

Gazetarët e Zërit të Amerikës, reporterë të tjerë dhe grupe të të drejtave të njeriut kanë vizituar qytetin Buça pranë Kievit, duke dokumentuar njoftimet se tërheqja e forcave ruse zbuloi kufomat e lidhura, të torturuara, të përdhunuara dhe të djegura të civilëve vendas, përfshirë fëmijë.

Pas vizitës në Buça, presidenti Zelenskyy foli të martën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ai tha se po zbulohen më shumë mizori ruse ndërsa forcat e tyre largohen nga zona të tjera ndërsa bëri thirrje që përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

“Tani bota mund të shohë se çfarë bëri ushtria ruse në Buça ndërsa e kishte qytetin nën kontroll. Por bota ende nuk ka parë se çfarë kanë bërë ata në qytetet dhe rajonet e tjera të pushtuara të vendit tonë. Gjeografia mund të jetë e ndryshme, por mizoria është e njëjtë, krimet janë të njëjta dhe përgjegjësia duhet të jetë e pashmangshme”.

Një video-gazetare që punon për Zërin e Amerikës foli me banorët e Buçës që i mbijetuan sulmit rus, si kjo grua.

“Aty është varrosur fqinji im. Ne jetonim afër njëri-tjetrit. Ushtarët rusë thanë se kishin urdhër pasi pikat e kontrollit të tyre ishin sulmuar. Pretenduan se ne i kishim sulmuar ata; prandaj po na qëllonin. Kështu thanë. Dy banorë nga ndërtesa jonë u qëlluan. Njëri u plagos dhe u dërgua në një spital në Kiev ndërsa tjetri u qëllua për vdekje”.

Dëshmitarja okulare që pohon se ushtarët rusë i thanë asaj se kishin urdhër për të vrarë fqinjët e saj mund të jetë e rëndësishme, i tha Zërit të Amerikës një ekspert për çështjet e civilëve që shënjestrohen në luftëra. Ai thotë se edhe nëse të vrarët do të ishin luftëtarë të kapur, ekzekutimi i tyre do të ishte një krim lufte.

“Duket se shumë prej tyre, nëse jo të gjithë, ishin civilë, dhe padyshim shënjestrimi i qëllimshëm i civilëve është kundër ligjeve të luftës. Kështu ushtarët dhe kushdo që mund të tregohet se ka përgjegjësi në atë rast mund të ndiqet penalisht”,thotë Alexander Downes në universitetin “George Washington”.

Eksperti Downes i tha Zërit të Amerikës se mund të jetë e vështirë të ndiqen penalisht personat që janë përgjegjës për krimet e luftës nëse ata mbeten në Rusi.

Rusia thotë se raportimet për mizoritë në Buça nuk janë konfirmuar nga dëshmitarët okularë. Por kjo nuk është e vërtetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “SOT KAM BËRË…”/ Rudina Hajdari rikthehet në PD: Ja qëndrimi për lëvizjen e Berishës
Previous article "KOMSHINJTË E KUJT DO ÇMENDEN..."/ Trixa s’paska ndërmend t’i ndalë thumbat kundër Donaldit dhe Borës

F.autor

Postime të ngjashme

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro Aktualitet

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan Aktualitet

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT