Të dyja janë ndër emrat më të njohur në skenën muzikore.
Bëhet fjalë për këngëtaret Fjolla Morina e Filloreta Raçin e njohur si Fifi, transmeton Gazeta Express.
Përveç se janë kolege, Fjolla e Fifi janë edhe shoqe shumë të mira. Ato shpesh shihen duke kaluar kohë së bashku.
Së fundmi Fjolla në llogarinë e saj në Instastory ka publikuar video e foto ku shihet së bashku me Fifin ku edhe ka disa fjalë për të.
“Kur them shoqe e ngushtë, e kujtoj emrin tënd”, kishte shkruar Fjolla sipër fotografisë ku shihet së bashku me Fifin.



