• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2025
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2025
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“FJETA ME REDJAN RRAJËN…”/ Kur vajzat e showbizzit shqiptar nuk u shpëtuan përgjimeve të SPAK për lidhjet me “botën” e krimit. Roli i tyre
Home
Ekskluzive

“FJETA ME REDJAN RRAJËN…”/ Kur vajzat e showbizzit shqiptar nuk u shpëtuan përgjimeve të SPAK për lidhjet me “botën” e krimit. Roli i tyre

23 May, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Shtatë grupe kriminale me shtrirje gjeografike në qytetet kryesore të Shqipërisë u goditën para pak ditësh  nga SPAK në kuadër të megaoperacionit të nisur prej orëve të para të mëngjesit të 17 majit 2024.

Pas rrëfimeve të bashkëpunëtorëve të drejtësisë janë zbardhur disa ngjarje kriminale ku pjesë e përgjimeve nga SPAK janë edhe vajza nga showbizzi shqiptar.

Së fundmi shumë në media po flitet për emrin e modeles Trejsi Sejdini. (KLIKO KËTU)

Kjo e fundit doli në dosjen e SPAK gjatë operacionit për goditjen e 50 emrave të njohur të botës së krimit në vend.

Emri i Trejsit ishte përmendur nga personazhe të botës së krimit në aplikacionin e koduar “SKY”.

Në dosjen hetimore thuhet se Duka i lë porosi një prej ushtarëve të tij, Drianto Bardhit që t’i nisë 500 dollarë Trejsi Sejdinit, e cila ndodhej në New York. Paratë, sipas dosjes janë dërguar në emër të Drianto Bardhit dhe i ka pritur miku i modeles, fotografi Klevin Halili.

Në dosje zbardhet gjithashtu dhe një udhëtim që Trejsi Sejdini ka bërë me Leonard Dukën me të cilin ka kaluar në pikën e kalimit kufitar Morinë, më 10 shkurt të vitit 2019.

Por Trejsi Sejdini nuk është e vetmja vajzë nga bota e showbizzit që del në përgjimet e SPAK.

Ka qenë edhe Elvana Gjata, pasi emri i saj u përmend në përgjimet e Sky Ecc, të cilët çuan në burg, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të shtetit. Në një nga fragmentete e zbardhura ku shfaqet edhe emri i këngëtares, sipas komunikimeve në aplikacionin “SKY” mes Ervin Matës dhe Erzen Breçanit, biznesmeni i ka thënë ish-drejtorit te Policise se “do t’i dërgojë 500 mijë euro përmes llogarisë së Elvanës.

Në dosjen e SPAK-ut, mes shumë dëshmish në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, është edhe ajo e modeles Kejvina Kthella, e cila është pyetur, duke qenë se një natë para ngjarjes kishte fjetur me Redjan Rrajën në shtëpinë e saj.

Një pjesë nga dëshmia e Kejvinës:

“… Herën e fundit që jam takuar me Redjanin ka qenë ditë e enjte, datë 31.10.2019. Rreth orës 22:00 të mbrëmjes unë ndodhesha në banesë dhe ka ardhur Redjani. Kemi qëndruar gjatë natës së bashku dhe në mëngjes, më datë 01.11.2019, rreth orës 10:30 unë jam larguar për në punë, ndërsa Redjani qëndroi në banesë. Kam komunikuar gjatë ditës me të disa herë dhe ai është larguar nga banesa dhe kishte shkuar në Durrës me disa miq të tij…”

Alpenews.al

 

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARASHIKIMI/ Dita nis me mot të kthjellët, temperaturat arrijnë deri në 30 gradë
Previous article AVANCIMI I TEKNOLOGJISË/ Frika prej robotëve largon punëtorët e hoteleve dhe restoranteve

s.autor

Postime të ngjashme

TEMPERATURA DERI NË 36 GRADË/ Parashikimi i motit për sot Aktualitet

TEMPERATURA DERI NË 36 GRADË/ Parashikimi i motit për sot

ZJARRET NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: Deri në orët e pasdites janë raportuar 12 vatra, 8 janë shuar, 4 vijojnë aktive Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: Deri në orët e pasdites janë raportuar 12 vatra, 8 janë shuar, 4 vijojnë aktive

INSKENOI VDEKJEN/ Biznesmeni italian Davide Pecorelli, letër drejtësisë shqiptare për kushtet në burg: Ka minj në tualet dhe jetoj me 8 persona të tjerë Aktualitet

INSKENOI VDEKJEN/ Biznesmeni italian Davide Pecorelli, letër drejtësisë shqiptare për kushtet në burg: Ka minj në tualet dhe jetoj me 8 persona të tjerë

Facebook Comments

AURON TARE/ Shteti i Muçit përballë Bardhës së Rigonit Blog

AURON TARE/ Shteti i Muçit përballë Bardhës së Rigonit

EDUARD ZALOSHNJA/ Po autostrada Milot-Shkodër kur do të ndërtohet? Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Po autostrada Milot-Shkodër kur do të ndërtohet?

MERO BAZE/ SPAK provoi se ka gjunjëzuar jo vetëm drejtësinë, por edhe qeverinë Blog

MERO BAZE/ SPAK provoi se ka gjunjëzuar jo vetëm drejtësinë, por edhe qeverinë

FRROK ÇUPI/ Frika nga gjumi post- elekt Blog

FRROK ÇUPI/ Frika nga gjumi post- elekt

ARTUR AJAZI/ Si ka mundësi? Blog

ARTUR AJAZI/ Si ka mundësi?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT