• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FJALIMI I FUNDIT NË KUVEND/ Hysi mes emocionesh: Kemi bërë të mira, por mbetet ende shumë për t’u bërë
Home
Politikë

FJALIMI I FUNDIT NË KUVEND/ Hysi mes emocionesh: Kemi bërë të mira, por mbetet ende shumë për t’u bërë

7 July, 2021 F.autor Politikë

Deputetja socialiste Vasilika Hysi, njëherazi edhe nënkryetare e Kuvendit, ka mbajtur sot fjalën e saj të fundit në Kuvend.

E përfshirë nga emocionet, ajo u shpreh se është bërë më e mira në këtë parlament duke theksuar se mbetet ende shumë për t’u bërë.

“Para 12 vitesh PS dhe mbështetësit më zgjodhën deputete. Për mua dhe shumë kolegë që sot është seanca e fundit, ky moment ka emocione pasi mbyllet një periudhë angazhimi me shumë përgjegjësi me dilema nëse kemi bërë më të mirën apo mund të kishim bërë edhe më mirë, a e kemi përmirësuar jetën e njerëzve. Kur kthehesh pas në kohë vëmë re se shumë gjëra do i kishim bërë ndryshe. Koha do e tregojë ku kemi gabuar. Ka ende shumë për të bërë. Dimensioni dhe zëri i atyre që nuk kanë zë, ka ardhur në parlament nga gra dhe burra. Kemi bërë atë që shumë kolegeve tona i është dashur më shumë për të bërë. Gratë dhe burrat që do ulen në këtë sallë të çojnë përpara këtë fokus. Falë edhe mirëkuptimit dhe mbështetjes të Taulant Ballës dhe Gramoz Ruçit në vitet 2017-2021 u bë e mundur të ndërmarrim nisma ligjore shumë të mira. Kemi kthyer në realitet ëndrrat e shumë grave dhe vajzave që ka dashur që zëri të dëgjohet. Si anëtare e vetme grua në reformën në drejtësi, ndihem e privilegjuar për arritjet, kodin e drejtësisë penale për të miturit. Falënderim të veçantë për kryetarin. Falënderim për punën e stafit të Kuvendit. Falënderoj një për një anëtarët e Kuvendit të Shqipërisë në çdo nivel të cilët me punën e tyre të palodhur kanë bërë të mundur mbarëvajtjen e punimeve në Komisione dhe nënkomisione”, tha deputetja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË ËSHTË TETHER? Kriptomonedha që po shqetëson ekonomistët
Previous article "EURO 2020"/ Anglia apo Danimarka? Ja kush do të jetë rivalja e Italisë sipas qenit të "famshëm"

F.autor

Postime të ngjashme

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh Politikë

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh

35-VJETORI I PS/ Rama: Investimi në Zvërnec i domosdoshëm për ekonominë e Shqipërisë Politikë

35-VJETORI I PS/ Rama: Investimi në Zvërnec i domosdoshëm për ekonominë e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT