Prej disa muajsh kryeministri Edi Rama e ka kthyer në një ritual publikimin e ‘Fjalëve të Shenjta” në ‘Facebook’.
Mëngjesin e sotëm, ai ka cituar Papa Françeskun duke iu drejtuar të gjithë shqiptarëve, që mos të kenë frikë, t’i kërkojnë Zotit falje.
‘Mos kini frikë t’i kërkoni Zotit falje; Ai nuk lodhet kurrë duke falur’, shkruan Rama.
Kujtojmë që ditën e djeshme, kryeministri ishte në Rusi, në cilësinë e kryetarit të OSBE-së.
Ai takoi Ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe folën për paqe në zonat e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, por nuk u la pa diskutuar edhe çështja e Kosovës dhe Serbisë.



