Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se Partia Demokratike nuk arrin të bëjë dot përpara pa PS-në.
Gjithashtu , ndërsa renditi disa arritje sipas tij të qeverisë, tha se mund të dalin në terren për të vërtetuar të gjitha arritjet e premtuara dhe të mbajtura, për rritjen e pagave, për mjekët, infermierët si edhe punonjësit e policisë.
“Ky parlament edhe në ato ditë që punon shpeshherë e bën veten për të thënë më mirë mos qoftë. Ne duhet t’u themi të gjithëve që nuk ka rritje taksash. pastaj shkojmë bashkë takojmë një familje me ndihmë ekonomike. Flitini atyre për dyfishimin e ndihmës ekonomike. Mund të shkosh tek të gjitha familjet që janë me ndihmë ekonomike dhe të shoshësh që si janë”, tha Rama.
Rama nuk i ndali kritikat ndaj opozitës, për të cilët tha se e kanë kthyer parlamentin në vendin e rrugës.
Drejtuar deputetëve demokratë ai u shpreh se mund ti diskutojnë bashkarisht çështjet e krimit dhe të drogës.
“Jo vetëm që nuk asnjë fakt por është i njëjti pretendim si pretendimi që ngriti kryetari juaj i këshillit Kombëtar kur ishte në gjykatë më mua. Ai erdhi përballë meje dhe pasi gjykata i kërkoi të shprehej për të gjitha akuzat, tha unë “flas në emër të partisë”. Kështu thënë të gjitha këto, Unë jam shumë krenar për faktin që në kujtesën time që prej kohës kur populli mori zë në vitin 1990 jam i vetmi kryeministër që kam kërkuar ndjesë dhe nuk do ta kisha për ulje, përkundrazi do të ndjehesha edhe një herë krenar të kërkoja ndjesë po të kishte vend për ndjesë. këtu nuk vend për ndjesë. Ju mund të ktheheni sa herë të doni me gisht duke treguar me radhë , gra burra pas kurrizit tim, me fjalët më të ulëta dhe duke e legalizuar , fjalën kriminel , trafikant….Jam shumë i kënaqur që në fjalimet e mia nuk do të gjendet asnjë rast kur unë një person ta kem etiketuar personalisht si kriminel apo si hajdut. Jo se nuk kam pasur përballë të tillë , po është gjuhë shumë e ulët, për lartësinë që unë synoj kur flas dhe për respektin që unë kam për njerëzit dhe veten dhe për ata që na kanë zgjedhur. Unë nuk e ul dot veten në atë nivel ku fjala e fundit e rrugës është bërë kryefjalë e opozitarizmin në këtë vend. Vazhdoni sa të doni… Nëse doni ta ktheni timonin në atë rrugë është e drejta juaj, por mos prisni që nga kthimi i timonit, të gjitha ato që keni thënë dhe keni ndërmend të bëni, nuk i bëni do pa ne. Nëse doni që ne t’ju dëgjojmë jo vetëm”, tha më tej Rama.


