• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Fituesin e shpallin sondazhet, apo zgjedhjet!
Home
Politikë

Fituesin e shpallin sondazhet, apo zgjedhjet!

12 April, 2019 F.autor Politikë

Alfred Peza

Shumë media kanë botuar sot një deklaratë të Kryetarit të PD, Lulzim Basha,duke u fokusuar tek dy mesazhe të tij: Së pari, se zgjedhje më 30 qershor pa opozitën nuk ka.Së dyti, se sondazhet e nxirrkan PD parti të parë dhe opozitën, fituese.
Bukur.
Për një moment le ta pranojmë se Lulzim Basha ka të drejtë kur thotë se “zgjedhje palo-zgjedhje, zgjedhje fallco pa opozitën nuk ka për të pasur.” 
Le të pranojmë edhe se ai ka të drejtë kur thotë se “të gjitha matjet dhe studimet e opinionit publik tregojnë sot, se ne, jo vetëm jemi forca e parë politike në vend, por gëzojmë besimin e shqiptarëve”.
Çështja është se si zgjidhet kjo punë në një vend demokratik? Si dhe kush e përcakton fituesin dhe humbësin? Atë që qeveris dhe atë që duhet të dali në opozitë? A përcaktohet kjo me sondazhe dhe nga mediat? Apo me zgjedhje dhe nga qytetarët shqiptarë me votë?
Nëse i ke sondazhet e sakta dhe je forcë e parë, atëherë ti më shumë se kushdo tjetër duhet të jesh më i interesuari, që me garancitë e duhura, të futesh në zgjedhje dhe të rikthehesh në pushtet.
Ndaj ndaje mendjen z. Basha: Ose je fitues dhe hyn në zgjedhje për ta çertifikuar këtë realitet me votë. Ose je humbës dhe ndaj i ikën e ke frikë nga zgjedhjet. Rrugë të mesme nuk ka.
Vetëm PD-së dhe LSI-së mund ti ndodhë në botëm demokratike që edhe të jenë të parët, por edhe duan të qëndrojë në opozitë me çdo çmim. A thua është kjo arësyeja se përse dolën nga sistemi dhe nuk duan të futen në zgjedhje?!
Hej çfarë humori i zi. Edhe duan ta rrëzojnë me fjalë Edi Ramën, por edhe duan ta mbajnë me zor me vepra, Kryeministër. Keni parë e dëgjuar ndonjëherë kështu Ju?!!!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INSPIROHET NGA BRITNEY SPEARS/ Bebe Rexha paralajmëron albumin e ri (FOTO)
Previous article SURPRIZË/ Së bashku në televizion, Turi dhe Orinda zbulojnë projektin e ri (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj Politikë

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja Politikë

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT