• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“FITOVA 75 MIJË EURO NGA BASTET”/ Shkarkohet nga detyra prokurori i Vlorës! E ‘fundos’…
Home
Aktualitet
Kronikë

“FITOVA 75 MIJË EURO NGA BASTET”/ Shkarkohet nga detyra prokurori i Vlorës! E ‘fundos’…

22 July, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të premten vendimin e shkarkimit nga detyra të prokurorit të Vlorës Alfred Sali, të cilit gjatë seancës dëgjimore iu vunë në dukje probleme në kriterin e pasurisë.

Trupa e KPK që hetoi Salin e përbërë nga Xhensila Pine, kryesues, Olsi Komici relator dhe Valbona Sanxhaktari anëtare, arriti në përfundimin se Sali nuk kishte provuar të kundërtën e barrës së provës.

Gjatë seancës dëgjimore Salit iu kalua barrë prove mbi mosdeklarimin e mbajtjes cash të një shumë prej 75 mijë eruosh që ai pretendonte se kishte fituar nga një kompani bastesh. Siç u relatua, Komisioni i kishte kaluar prokurorit barrë prove mbi dyshimet për “deklarim të rremë”, ndërsa përfshirja e tij në baste u cilësua si cënim i integritetit. KPK po ashtu vuri në dukje se Sali rezultoi me bilanc negativ sa i përket mundësisë për të dhënë një hua 58 mijë euro babait të tij me burim shumën e pretenduar të fituar nga bastet.

Prokurori Alfred Sali e kundërshtoi barrën e provës. Ai i tha KPK-së se kishte sjellë prova të mjaftueshme që tregonin fitimin e shumës dhe pagesën e detyrimeve për të. Sali tha në Komision se mosdeklarimi si gjendje cash ishte një keqkuptim i tij për formën e deklarimit. Ai pretendoi se ky aktivitet nuk ishte në kundërshtim me ligjin dhe as me kodin e etikës, por shtoi në një shkëmbim pyetje- përgjigje me Komicin se nëse kthehej pas në kohë nuk do ta përsëriste.

Alfred Sali përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe u emërua prokuror në Prokurorinë e Gjirokastrës. Prej vitit 2011, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. /Birn

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK VOTOI REZOLUTËN E DICK MARTY"/ Rama sulmon Berishën: Neveri për politikën pa din e iman të kinse patriotëve kundër Kosovës
Previous article E ETIKETUAR SI MIKE E ÇAPAJVE/ SPAK ‘suprizohet’ nga kontrollet e ushtruara në banesën e gjyqtares së arrestuar në Elbasan

s.autor

Postime të ngjashme

NIS PROTESTA NË TIRANË/ Qytetarët i vendosin flakën koshave tek Ministria e Arsimit Aktualitet

NIS PROTESTA NË TIRANË/ Qytetarët i vendosin flakën koshave tek Ministria e Arsimit

E PËSON KEQ/ Iu gjetën 15 kg drogë dhe mbi 10 mijë euro, arrestohet i riu shqiptar në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ Iu gjetën 15 kg drogë dhe mbi 10 mijë euro, arrestohet i riu shqiptar në Itali

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN RRUGOR THUMANË-FUSHË KRUJË/ 65-vjeçari përplaset për vdekje nga “Benz”-i në sy të bashkëshortes Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN RRUGOR THUMANË-FUSHË KRUJË/ 65-vjeçari përplaset për vdekje nga “Benz”-i në sy të bashkëshortes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT