• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FITORE NDAJ PANDEMISË SË COVID-19/ Kina rihapet për të gjithë turistët
Home
Nderkombetare

FITORE NDAJ PANDEMISË SË COVID-19/ Kina rihapet për të gjithë turistët

14 March, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Kina do të rihapë kufijtë për turistët dhe do të aktivizojë sistemin e lëshimit të vizave nga dita e mërkurë, pas një ndalese trevjeçare, të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. Kina është një prej vendeve të fundit në botë që hap kufijtë për turistët. Njoftimi i së martës ka ardhur pasi është shpallur “fitorja vendimtare” ndaj pandemisë së koronavirusit, në shkurt të këtij viti.

Prej ditës së mërkurë, do të hapen aplikimet për të gjitha llojet e vizave. Ndërkohë, për shtetasit e Hong Kongut dhe Makaut do të vlejë një regjim i posaçëm i lëvizjes pa viza në disa rajone kineze. Kina e ka zbatuar deri vonë një strategji të ashpër të “zero-rasteve me koronavirus”, çka ka nënkuptuar izolime dhe testime ditore për koronavirus, me qëllim të parandalimit të përhapjes së tij.

Kjo strategji është pezulluar në dhjetor të vitit të kaluar, pas pakënaqësive në rritje të qytetarëve, të cilët kanë përmendur ekonominë si arsye për ndryshim të politikave. Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës. Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Më shumë se 6.7 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën. Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FAMILJARËT E VIS MARTINAJT E KANË PËRMENDUR SI KUNDËRSHTAR"/ Artan Hoxha tregon CV-në kriminale të Fatjon Muratit
Previous article "LUIZI BËHET COPASH PËR TY"/ Olta përplaset keq me Kiarën: Duhet të të vijë turp

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT