• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FITOI ZGJEDHJET NË ITALI/ Ana tjetër e Melonit, tifoze e regbisë dhe e fiksuar pas palestrës
Home
Nderkombetare

FITOI ZGJEDHJET NË ITALI/ Ana tjetër e Melonit, tifoze e regbisë dhe e fiksuar pas palestrës

27 September, 2022 F.autor Botë, Nderkombetare

Në mëngjes, pas një nate praktikisht pa gjumë, gjëja e parë që bëri ishte vajtja në palestrën ku stërvitet si gjithmonë dhe nuk është rastësi: marrëdhënia mes Giorgia Melonit, kryeministrja potanciale e Italisë dhe sportit është e hershme.

Që kur ishte vajzë e re, asaj i pëlqente gjithmonë të shihte dhe të merrej me sport. E bën edhe tani, pavarësisht kohës shumë të shkurtër mes familjes dhe politikës: stërvitet tre ose katër herë në javë, në varësi të orarit, gjithmonë herët në mëngjes, para se të fillojë ditën e ngarkuar. Më pas i pëlqen të shohë disiplina të ndryshme dhe e konsideron themelor aktivitetin fizik, sidomos për brezat e rinj, siç thotë edhe në programin e vet elektoral.

Kur ishte më e re dhe gjithashtu më e lirë i pëlqente të shkonte të shihte regbi. Në Flaminio, një herë, gjatë një ndeshjeje të kombëtares, duke folur joformalisht me gazetarët e pranishëm tha: “Është një sport që më pëlqen, sepse përfaqëson vlera të vërteta, krenari dhe përkushtim”.

Dhe kur dikush i vuri në dukje se edhe lojtarët e regbit ishin djem të pashëm, duke pozuar për kalendarët, ajo u largua me një buzëqeshje: “Ti thua kështu, jo unë. Më pëlqen shumë ky sport”.

Të preferuarat e saj? Në atë kohë Sergio Parisse dhe Mauro Bergamasco. Nuk është rastësi që shpesh herë nga profili i saj në Tëitter komenton paraqitjet dhe rezultatet e Italisë, përfshirë edhe ekipet e të rinjve.

Kur ishte ministre për Rininë, pikërisht për shkak të pasionitm ajo dha një intervistë ku tregonte pse i pëlqente kaq shumë ky sport.

“Në regbi. të gjithë lojtarët në fushë janë protagonistë, por nuk ka vend për individualizëm të acaruar në dëm të kolektivit. Rugbi mëson se një fitore është fryt i angazhimit të të pesëmbëdhjetë lojtarëve, ashtu si një humbje është pasojë e një dëmi të përbashkët.

Por, mbi të gjitha, regbi mëson se vështirësitë e mëdha, sado të pakapërcyeshme që mund të duken, kapërcehen nëse i gjithë ekipi lufton së bashku për të njëjtin qëllim dhe se, përkundrazi, edhe pengesa më e vogël mund të jetë një armik i frikshëm nëse qoftë edhe njërit në grup i mungon kontributi themelor për pjesën tjetër të ekipit”, deklaronte ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËFIMI i shkesit shqiptar që bashkoi 330 çifte: Vajzat po duan të shkojnë në Europë pa u martuar
Previous article KËRCËNIMI/ Trupat e Putin vendosen pranë Gjeorgjisë, rusët i tremben mbylljes së mundshme të kufijve nga Kremlini

F.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin Botë

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore Botë

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore

AEROPORTI I STAMBOLLIT VENDOS REKORDIN E RI/ Regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë Botë

AEROPORTI I STAMBOLLIT VENDOS REKORDIN E RI/ Regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT