Presidenti i Maqedonisë së Veriut do të jetë Stevo Pendarovski.
Profesori dhe administratori i cili ka mbajtur poste të larta në kabinetet e presidentëve të kaluar rezulton se ka një pasuri të një qytetari të zakonshëm.
Mediat maqedonase filluan të gërmonin në pasurinë e tij dhe sipas të dhënave të publikuar në web faqen e Komisionit Antikorrupsion, Pendarovski rezulton se ka një makinë të vjetër të tipit Jugo dhe një llogari prej 12 mijë e 230 eurosh.

Ndërsa bashkëshortja e tij ka një makinë Reno Megan dhe një llogari devizash.
Gjatë fushatës së tij Pendarovski ka treguar se makinën Jugo e mban për nostalgji dhe nuk është funksionale, e ndërsa për të lëvizur përdor makinën e gruas. Për një foto ku ai shihet me një makinë luksoze thotë se nuk është e tija por që e pati marrë me qira.
Gjatë gjithë karrierës së tij, ai ka jetuar me rrogë nëpunësi shtetëror, ndërsa gjatë viteve të fundit ka punuar si profesor, por edhe deputet në vitin 2016.
Para kësaj ka qenë këshilltar për siguri në kabinetet e ish-presidentëve Boris Trajkovski dhe Branko Cërvenkovski.
Stevo Pendarovski do të betohet në postin e ri më 12 maj, kur do ti përfundojë mandati presidentit aktual Gjorge Ivanov, i cili ushtroi detyrën e presidentit për dy mandate.