• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FISI “LLANAJ” NË VLORË DHE HISTORIA E HAKMARRJES/ Si lindi konflikti, atentat pas atentati dhe VIKTIMAT
Home
Ekskluzive

FISI “LLANAJ” NË VLORË DHE HISTORIA E HAKMARRJES/ Si lindi konflikti, atentat pas atentati dhe VIKTIMAT

17 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Gjithçka duket se ka nisur në 2015 në atë që mbahet mend si “masakra e Çoles”, ku tre të rinj mbeten të vrarë e tre të tjerë të akuzuar.

Njëri prej tyre ishte edhe Aleksandër Llanaj. Nga mbiemri I tij, do të nisë prej atij momenti një zinxhir hakmarrjeje dhe vrasjesh vit pas vit dhe muaj pas muaji.

Pas çdo atentati të ndodhur në Vlorë, një nga pistat në të cilat hetohet shpeshherë është edhe ajo e lidhjes së mundshme me fisin e Llanajve.

Pasojë e kësaj sage, dyshohet se janë edhe vrasja e Albano Xhaferrit dhe zhdukja e Elvis Troqes, sikurse edhe atentati ndaj ndaj Mikel Mehmetit.

Viti 2019, ka shënuar plot dy  viktima e dy të plagosur si pasojë e konfliktit dhe mbiemrit Llanaj.

Në janar të këtij viti, Mikel Mehmetit iu bë atentat nga I cili 41 vjeçari mori tre plumba dhe automjeti I tij 5 të tilla.  

I plagosuri dyshohet se janë qëlluar nga dy persona që ndodheshin në një makinë që është gjetur e djegur 1 kilometër larg vendit të ngjarjes. Makina Audi A3 ishte në ecje në momentin e goditjes.

Mehmeti është nga Selenica, dhe njihet si anëtar i bandës së Llanajave. 

Sot, një tjetër atentat mafioz u shënua tek “Uji i Ftohtë” në qytetin e Vlorës, me dy të vrarë dhe një të plagosur rëndë.

Persona ende të paidentifikuar i kanë bërë pritë Armando Sulejmanit, njohur me pseudonimin “Çipuri”, duke e lënë atë të plagosur rëndë.

Të vdekur mbetën Orest Rexho dhe Arjan Hasani, të cilët janë kunati i 42-vjeçarit Armando Sulejmanit, dhe shoku i tij.

Dyshimet e policisë për atentatin e sotëm lidhen me pistën e hakmarrjes, kjo për shkak se Armando Sulejmani ka qenë i dyshuar për atentatin ndaj Ferdinand Llanajt, i cili mbeti i plagosur në muajin tetor të vitit 2017.

Ngjarja është ende e pazbardhur e ndërkohë që priten detaje të reja pista kryesore mbetet ajo e të tjerave jetë që ikin, prej hakmarrjes së fisit “Llanaj”.

Përgatiti: AlpeNews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËSHTON "LOS BLANCOS"/ Ja përgjigja e Marcelos pas humbjes ndaj Gironas (FOTO)
Previous article TESTI I.../ Të dhënat personale të miliona njerëzve mund të jenë në rrezik

F.autor

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Ministrja Ibrahimaj: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton Breaking News

JEP LAJMIN/ Ministrja Ibrahimaj: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

GJYKATA E LARTË NUK PRANON REKURSIN/ Mbetet në fuqi dënimi me 1 vit burg për Memollën Aktualitet

GJYKATA E LARTË NUK PRANON REKURSIN/ Mbetet në fuqi dënimi me 1 vit burg për Memollën

I AKUZUAR PËR KONTRABANDË NJERËZISH/ Del përpara drejtësisë 40-vjeçari shqiptar Vilson Halili Aktualitet

I AKUZUAR PËR KONTRABANDË NJERËZISH/ Del përpara drejtësisë 40-vjeçari shqiptar Vilson Halili

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT