• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Firmoset memorandumi/ Ndihmë familjeve shqiptare që humbin kontaktet me emigrantët
Home
Shqipëri

Firmoset memorandumi/ Ndihmë familjeve shqiptare që humbin kontaktet me emigrantët

6 December, 2017 Ina.Autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjoni dhe Presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar Ylli Alushi firmosen sot Memorandumin e bashkpunimit qe ka në themel të tij dëshirën për të ndihmuar familjet që ndahen dhe humbin kontaktet me anëtarët e tyre, si rrjedhojë e migrimit apo situatave të tjera që kërkojnë ndërhyrje humanitare.

Gjithashtu, ky memorandum bashkpunimi ka për qëlllim shkëmbimin e informacionit, ne mënyrë të tillë që të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së njerëzve, të cilët janë ndarë me të afërmit e tyre, si rezultat i migracionit ose rrethanave të tjera të cilat kërkojnë ndërhyrje humanitare.

Një tjetër qëllim, është që të krijojnë procedura, me anë të cilave te ndihmojnë në shkëmbimin e informacionit të Kryqit të Kuq midis të afërmeve të familjeve të ndara, kur nuk ka mënyra të tjera komunikimi, dhe të koordinojnë veprimet për çështjet që kanë të bëjnë me dhënien e ndihmës së specializuar kur është e nevojshme.

Është e domosdoshme të vendosen procedura bashkëpunimi, për të marrë pjesë në ndihmën ndaj familjarëve në Shqipëri të cilët kanë humbur kontaktet më të afërmit e tyre që kanë shkuar në migracion dhe informimin mbi hapat që duhen ndjekur, nëse ekziston mundësia e kushteve të transferimit të vuajtjes së dënimit të tyre në sistemin e burgjeve në Shqipëri, pranë familjarëve të tyre, në përputhje me parashikimet e marrëveshjeve dy ose më shumë palëshe.

Në fjalën e tij Ministri Majko u shpreh se: “Krahasuar me numrin e popullsisë te migrantëve tanë jashtë vendit, nuk duhet harruar se kemi dhe njerëz të cilët sot ndodhen të burgosur nëpër burgjet Europës, të cilët janë pjesë e jona dhe si e tillë, meritojnë vëmendjen dhe ndihmën institucionale”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BRUKSEL/ Avramolupos me Xhafajn: Shqipëria, një faktor i rëndësishëm stabiliteti për mbarë rajonin
Previous article Kodi i këshillave nga indianët, ja vlen të lexohet nga të gjithë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT