Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka nënshkruar sot me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) marrëveshjen për zbatimin e projektit “Inteligjenca Artificiale për të rinjtë”.
Programi i Inteligjencës Artificiale i cili po zbatohet në më shumë se 11 vende në mbarë botën do të nisë pilotimin edhe në Shqipëri në vitin shkollor 2022-2023 në pesë institucione publike, me synimin që të përfshihet në të gjitha shkollat e mesme.
Ky projekt ka për qëllim të rrisë aftësitë teknologjike dhe inteligjencën artificiale tek nxënësit shqiptarë, të moshës nga 13 deri 19 vjeç, tha ministrja Kushi.