• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FINANCIMI I PARTIVE/ Partia Socialiste deklaron 14 milionë lekë, por jo financuesit
Home
Shqipëri

FINANCIMI I PARTIVE/ Partia Socialiste deklaron 14 milionë lekë, por jo financuesit

14 March, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Në kulmin e debateve për burimet financiare të partive, të nxitura ndaj akuzave për Partinë Demokratike se ka shpenzuar më shumë se gjysme milioni dollar për lobim në SHBA duke përfshirë dhe kompani ruse, Report TV ka siguruar raportet financiare për vitin 2017 të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Është pikërisht ky raport vjetor ku PD pritet të deklarojë sa para ka paguar për lobim jashtë vendit, dhe do të saktësojë edhe kontratat e shumëdiskutuara për ndikime e influenca ruse, i cili pritet të hapë edhe hetimin e KQZ-së për këtë çështje. Burime të sigurta thonë për Report TV se raporti i PD-së është depozituar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dhe ky institucion është ende duke e verifikuar nëse përmbush apo jo standardet ligjore formale, ndaj për momentin nuk është e mundur të ndahet me publikun.

Por çfarë kanë deklaruar dy partitë e majta, dikur aleate e sot në opozitë me njëra-tjetrën?

Partia Socialiste deklaron se ka 110.120 anëtarë, prej të cilëve ka përfituar të ardhura nga kuotat rreth 40 milionë lekë. Përveç të ardhurave nga buxheti i shtetit dhe ndonjë qera, PS ka deklaruar 14 milionë lekë të rinj donacione, por pa specifikuar se kush janë personat apo kompanitë që i kanë dhuruar para gjatë vitit 2017. Të ardhurat totale të partisë qeverisëse për vitin 2017 janë 200 milionë lekë.

Në tabelën e shpenzimeve, vërehet shuma totale prej 203 milionë lekësh, ku fushata zë vendin kryesor me 89 milionë lekë, ndërsa për kontrata konsulence, ku mund të përfshihet dhe lobimi, deklarohen 6.8 milionë lekë të rinj.

Ndryshe nga PS, Lëvizja Socialiste për Integrim ka deklaruar 7.8 milionë donacione dhe ka publikuar 57 emrat që kanë dhuruar për këtë parti më shumë se 1 milionë lekë. Një vlerë të tillë rezulton të ketë paguar edhe ish-kryetari Ilir Meta i cili gjatë gjysmës së parë të vitit 2017 ishte anëtar i kësaj partie. Shuma më e madhe e dhuruar për LSI-në u takon dy personave: deputetit Viktor Tushaj dhe një personi të quajtur Mustafa Hoxha.

Donacionet e tjera janë kryesisht nga deputetë të kësaj partie, apo drejtues të strukturave. Në këtë raport të siguruar nga Report TV nuk ka të dhëna mbi shpenzimet dhe të ardhurat totale, e as për kontrata lobimi./Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Milan e plotë ndaj Arsenalit, skuadra e "Djallit" kërkon të thyej tabun në Londër
Previous article DENTISTJA MASHTRUESE/ Olesia Duka nuk u kursye as me paratë për sëmundje. FJORZA MULLAJ përball saj (FOTOT)

Redaktor2

Postime të ngjashme

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare Breaking News

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

"RILINDJA URBANE 2.0"/ Rama: Autobusë elektrikë në të gjitha bashkitë, parkime nën e mbitokësore Politikë

"RILINDJA URBANE 2.0"/ Rama: Autobusë elektrikë në të gjitha bashkitë, parkime nën e mbitokësore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT