Kjo është Fjorza Mullaj, nëna e re e një vajze të vogël 2-vjeçare, të sëmurë, që ra preh e mashtrimeve të SUPERMASHTRUESES Olesia Dukës.
Fjorza nuk është e vetmja preh e mashtrimit por nuk nguroi të dalë përpara kamerave dhe të kërkoj drejtësinë ndaj mashtrimit që i është bërë.
Nëna e 2-vjeçares, tregon se si Olesia Duka pa iu dridhur qerpiku, i ka marrë asaj pothuajse të gjitha paratë e saj, konkretisht 30 mijë euro të kursyera për sëmundjen e vajzës së vogël e cila vuan nga fibroza cistike.
Stomatologia justifikohej se do të ndërhynte tek politika në vend për miratimin e një ligji në lidhje me sëmundjen e vajzës.
Pëveçse i mashtroi, “SEKSI” Olesia e mbante me shpresë Fjorzën, dita ditës se do ti ndihmonte.
Nuk është thjesht ligjore, ka kaluar në moral dhe imoraliteti ka pak moral brenda vetes, ajo është totalisht e pamoralshme.-shprehet Fjorza.
Fjorza kërkon që ti kthehen paratë e veta ndërkoh që Olesia Duka ndodhet pas hekurave dhe po hetohet nga prokuroria.
AlpeNews.al








