• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FINANCIMET RUSE/ PS: Drejtësia të nisë hetimet për Monika Kryemadhin
Home
Politikë

FINANCIMET RUSE/ PS: Drejtësia të nisë hetimet për Monika Kryemadhin

3 April, 2023 s.autor Politikë

Partia Socialiste kërkon që drejtësia të nisë hetimin ndaj deputetes Monika Kryemadhit lidhur me përfshirjen në financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani offshore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës.

Deputetja Klotilda Bushka nga selia rozë u shpreh se drejtësia duhet të nisë hetimet për Kryemadhin për mosdeklarim të ardhurash, fshehje pasurie e pastrim parash.

‘Në vend që të vihet në dispozicion të organeve të drejtësisë kërconin mediat. Deputetja Kryemadhi duhet të sqarojë se çfarë anë kërko deklaroi offshore. Pse nuk janë deklaruar.

Implikimi i një politikani shqiptar në skenat e errëta të financimeve ruse është një goditje e fortë ndaj vlerave evropianë. drejtësia shqiptarë nuk duhet të humbë kohë që të nisë hetimin.

Ndërkohë që Kryemadhi refuzon sqarimet organet e drejtësisë duhet të nisin hetimet që nga mos deklarimi e deri për pastrim parash e fshehje pasurish. Deri ku dhe në çmasë kryemadhi është përfshirë me rusët.’- tha Bushka.

Kjo deklaratë vjen pasi pak ditë më parë dolën të dhëna që flasin për përfshirjen e Monika Kryemadhit në financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani off shore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës.

Kryemadhi akuzohet ka marrë dy pagesa nga kompania Holdem Holdings Limited, një kompani e inkorporuar në Qipro, me pronarë oligarkët rusë të naftës Alexander Smuzikov dhe Alexander Kaplan.

Kryemadhi ka bërë edhe një pagesë për Vradus Holdings të rusit tjetër Vitaly Savvin. Këto transaksione nuk janë deklaruar në ILDKP. Kryemadhi ka mohuar që ka aksione dhe llogari jashtë vendit, por dokumentet konfirmojnë të kundërtën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I GRABITI PARATË NJË GRUAJE/ Arrestohet i riu në Vlorë, shpallet në kërkim19-vjeçari
Previous article BËNTE NAMIN ME VJEDHJE/ Arrestohet ‘skifteri’ në Durrës (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët Breaking News

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli Politikë

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli

ZBARDHET VENDIMI/ Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, i heq delegimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës Politikë

ZBARDHET VENDIMI/ Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, i heq delegimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT