• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FINANCIMET RUSE/ Kryemadhi padit “Top Channel”: Kanë shpifur ndaj meje! Dua 400 mijë euro dëmshpërblim
Home
Politikë

FINANCIMET RUSE/ Kryemadhi padit “Top Channel”: Kanë shpifur ndaj meje! Dua 400 mijë euro dëmshpërblim

18 April, 2023 s.autor Politikë

Deputetja Monika Kryemadhi ka paditur televizionin “Top Channel” për shpifje lidhur me publikimin e disa dokumenteve ku aludohet se ish-kryetarja e LSI ka kryer biznes me disa oligarkë rusë.

Kryemadhi, e cila i ka quajtur si të falsifikuara këto dokumente që fillimisht u publikuan dhe më pas u fshinë nga gazeta belge “Eureporter”, ka dorëzuar sot padinë në Gjykatën e Tiranës.

Kryemadhi tha për mediat se televizioni ka ushtruar presion, shantazh si dhe ka shpifur ndaj saj. Për këtë arsye ajo ka kërkuar 400 mijë euro dëmshpërblim.

Deklarata e plotë:

Sot ndalova në Gjykatën e Tiranës për të dorëzuar një padi civile për shoqërinë Top Channel, e cila në mënyrë të vazhduar ka ushtruar denigrim, intimidim, mashtrim ndaj figurës time si person publik, si deputete, si politikane, si individ, kështu që sot dua të ngre një proces krejt tjetër, jo vetëm për të sensibilizuar veten time në radhë të parë, por edhe për të treguar se shoqëria shqiptare ka nevojë për të ndryshuar mentalitetin për të mos qenë më pre e shantazheve të shoqërive të caktuara që kanë për detyrë të informojnë qytetarin dhe jo të dezinformojnë me dokumenta false, të manipuluara.

Nëpërmjet kësaj padie civile, dua të risjellim edhe njëherë një mentalitet të ri, dhe për të rikthyer besimin te drejtësia.

Unë e kuptoj që është pak e vështirë, por dua që edhe sot të mos jenë më ata që përdorin para publike për të sulmuar kundërshtarët e tyre politikë. Nesër do ta pasoj me një kallëzim penal, për veprën që ka kryer shoqëria Top Channel, duke paraqitur dokumenta të falsifikuara, apo edhe duke ushtruar shantazh, dhe duke manipuluar dhe mashtruar opinionin publik.

Ajo që dua të theksoj është që përveç kësaj kam kërkuar edhe një dëmshpërblim financiar. I gjithë ky buxhet do të shkojë për shumë gjëra të mira për të rinjtë dhe të rejat. Për momentin kam kërkuar 400 mijë euo, e cila do të jetë një vlerë që më vonë mund të pasurohet më tutje duke pasur parasysh që kjo shumë mund të shtohet nëse shoqëria mediatike mund të shpifë ndaj personit tim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HABIT avokati i Gleard Gushollit: Edhe 28-vjeçarja e ka rrahur atë, prej 6 muajsh merrte antidepresiv
Previous article NDODH NË GREQI/ Shqiptari godet 4 herë me thikë në qafë 18-vjeçarin grek, si ndodhi ngjarja

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë Politikë

PAMJET/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë

"ÇORBA E SORRAVE..."/ Rama shpërndan profilet e komentuesve në rrjetet sociale: Së shpejti edhe provat Breaking News

"ÇORBA E SORRAVE..."/ Rama shpërndan profilet e komentuesve në rrjetet sociale: Së shpejti edhe provat

KONCERTI I KANYE WEST NË TIRANË/ Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro Politikë

KONCERTI I KANYE WEST NË TIRANË/ Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT