• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FINALIZOHET OPERACIONI “BJESHKËT E NEMUNA” NË TROPOJË/ Asgjësohen rreth 300 bimë kanabis
Home
Aktualitet
Kronikë

FINALIZOHET OPERACIONI “BJESHKËT E NEMUNA” NË TROPOJË/ Asgjësohen rreth 300 bimë kanabis

30 June, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

DVP Kukës/Kontrolle në territoret e fshatrave të qarkut dhe në ato të zonave të thella malore, për të parandaluar dhe për të goditur tentativat për të kultivuar bimë narkotike.

Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Bjeshkët e Nemuna”.

Asgjësohen nëpërmjet djegies, 297 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Gjonpepaj.

Procedohet penalisht kryetari i këtij fshati, për dyshime për moskallëzim të krimit dhe për shpërdorim të detyrës.

Si rezultat i kontrolleve antikanabis, me shërbime nga toka dhe me dronë, duke pasur prioritet zonat e thella malore, me risk përsa i përket kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bjeshkët e Nemuna”, si rezultat i të cilit, në territorin e fshatit Gjonpepaj, janë gjetur të kultivuara 297 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për kryetarin e fshatit Gjonpepaj, shtetasin P. U., për dyshime për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Vijojnë veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK DO MARTOHEM KURRË"/ Melisa Lleshi habit me deklaratën: Do rri beqare gjithë jetën
Previous article "MUA MË VJEN SHUMË TURP"/ Rama “nxin” Kadastrën: Pres dorëheqje masive

s.autor

Postime të ngjashme

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë! Aktualitet

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar Aktualitet

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar

"300 MIJË EUROT VENDOSI TE DEPOZITA E GAZIT"/ Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Vorë, 56-vjeçari i la kushëririt plumbin në zarf në derën e shtëpisë Aktualitet

"300 MIJË EUROT VENDOSI TE DEPOZITA E GAZIT"/ Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Vorë, 56-vjeçari i la kushëririt plumbin në zarf në derën e shtëpisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT