E vetmja konstante e kësaj opozitë në 30 vite post-komunizëm ka qënë filozifia e dhunës, e sulmit dhe djegies së institucioneve.
Përmes një videoje të plotë, po risjellim në memorien e shqiptarëve dhe njëherë në mënyrë të përmbledhur të gjitha aktet e dhunës së opozitës me aktorë kryesorë Sali Berishën, Ilir Metën dhe Lulzim Bashën.
Nga grushti i dështuar i shtetit më 14 shtator 1998 kur opozita u armatos dhe qëllonte me antitank kryeministrinë e ministritë, si dhe rrëmbeu tanket duke ushtruar terror nëpër Tiranë, e deri te sulmi ndaj institucioneve në vitet 2000, 2019, 2020 e me radhë.
Për të përfunduar tek aktet më të fundit të Ilir Metës, i cili që nga 2 marsi i vitit të kaluar e deri kur u përlesh me policët duke i dhunuar ata para tre ditësh tek ish selia e PD, pa përjashtuar dhunën sot në Elbasan kanë protagonistë pikërisht këtë “trinom të së keqes”.
Për hir të së vërtetës, historia ka treguar në Shqipëri se përmes dhunës, asnjë opozitë nuk ka mundur të vijë në pushtet.
Thjeshtë dhe vetëm kanë reflektuar pamundësinë për të fituar me vota. Dhe këtë shqiptarët e kanë ditur dhe e dinë! Do ta repektojnë më 25 prill!(TemA)


