Pas më shumë se 4 vitesh jashtë politikës, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është bërë nostalgjik për kohën kur ishte në detyrë.
Teksa ka publikuar një video me foto nga koha kur ishte ministër i Brendshëm, Tahiri bën me dije se sot si 4 vjet më parë mbylli këtë detyrë.
Ndërsa e quan këtë detyrë si eksperienca e jetës, ish-ministri falënderon të gjithë ata që kanë qenë përkrah tij në këtë ministri. Por nuk ka harruar të falenderojë edhe ata që e kanë kritikuar.
“Sot 4 vjet me pare, mbylla detyren time si Minister i Brendshem. Eksperienca e jetes, me shume dashuri e pasion, dhe plot arritem. Faleminderit me shpirt djemve e vajzave qe punuan krah meje ne Ministrine e Brendshme dhe Policine e Shtetit. Faleminderit ty qe besove! Faleminderit dhe ty qe kritikove. Na bene te gjitha mire Gezuar diten e veres”,- shkruan Tahiri.


