Policia ka vënë në pranga një person i cili dyshohet të ketë kryer vjedhje gjatë protestës. Duket se ai ka përfituar nga errësira dhe kaosi i krijuar, por kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga vetë protestuesit në ndihmë të të cilëve kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur arrestimin e tij.


