Një 28-vjeçar është arrestuar teksa ka nisur të kryejë aktivitetin e tij të palejueshëm për prerjen e pemëve.
Shtetasi me inicialet R.M ka prerë pemë pa dokumentacionin e lejuar, dhe është arrestuar nga blutë e Shkodrës.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 17.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin R.M., vjeç 28, banues në fshatin Ura Shtreje, Shkodër, pasi dyshohet se në fshatin Balza, ka prerë dru pa u pajisur me dokumentacionin përkatës. Në cilësinë e provës materiale iu bllokua lënda drusore pa dokumente. Nenet 180 e 205 të Kodit Penal.