• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“FILLOI AJO PASTAJ UNË KËMBËNGULJA”/ HISTORIA e babait “PËRBINDËSH” që përdhunoi vajzën. Në GJYKATË tha…
Home
Sociale

“FILLOI AJO PASTAJ UNË KËMBËNGULJA”/ HISTORIA e babait “PËRBINDËSH” që përdhunoi vajzën. Në GJYKATË tha…

1 September, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë, Sociale

Gjykata e kryeqytetit ka dhënë paraditen e sotme masën e sigurisë arrest me burg pa afat për babanë që abuzoi për 16 vite seksualisht me të bijën, e cila abortoi edhe fëmijën kur ishte 19-vjeçe (sot 25).

61-vjeçari me inicialet Q.N u arrestua tre ditë më parë pas denoncimit nga vajza për abuzimin seksual prej 16 vitesh. Masa e sigurisë dhënë nga gjyqtari Altin Abdiu me kërkesë të prokurores Elsa Miha.

Në seance ai ka pranuar abuzimin seksual. Kokulur, ai është shprehur se fillimisht gjithçka ka ndodhur me dëshirën e vajzës me pas ishte ai që këmbëngulte.

Fillimisht gjithçka ka ndodhur me dëshirën e vajzës me pas isha unë ai që këmbëngulja

Si ka nisur historia e abuzimit?

Burimet bëjnë me dije se 61-vjeçari është divorcuar nga bashkëshortja e tij në vitin 2002, dhe 3 fëmijët e çiftit, dy vajza dhe 1 djalë qëndruan me babain e tyre, asokohe 45 vjeç. Ata jetuan në Tiranë, dhe sipas denoncimit të vajzës, babai ka nisur abuzimin me vajzën e madhe, që në moshën 9-vjeçare. Ata jetonin në një dhomë, të cilën e kishin kthyer në banesë dhe sipas kallëzimit të vajzës, sot, 25 vjeçe, babai ka kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë.

Vajza, kohët e fundit, ka treguar gjithçka tek murgeshat, njëra prej tyre, ka nxitur vajzën të bëjë edhe denoncimin në polici. Babai është arrestuar menjëherë nga policia e Tiranës, dhe ka pranuar abuzimin me të. Vajza gjithashtu ka treguar se në moshën 19-vjeçare, i ati e ka lënë shtatzënë dhe më pas e ka abortuar. Pas martesës së vajzës së vogël, 25-vjeçarja e abuzuar nga babai, jetonte bashkë me të.

Ajo ishte larguar nga shtëpia dhe i ati e kishte denoncuar si të zhdukur. Babai ka shpërthyer në lot në polici dhe i ka kërkuar falje vajzës. 61-vjeçari akuzohet per marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me personat në gjini ose nën kujdestari, marrëdhënie seksuale me të mitur dhe dhuna në familje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KTHIM NË KOHË: Ja si bëheshin dasmat në diktaturë
Previous article INAGUROHET RRUGA MË E BUKUR NË VEND: Ja si DUKEN 16 kilometrat që të çojnë në Pogradec (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT