• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FILLIMI I VITIT TË RI SHKOLLOR/ Ruçi: Vendosmëria për të ecur përpara dallon guximtarët dhe dashurinë për dijen
Home
Politikë

FILLIMI I VITIT TË RI SHKOLLOR/ Ruçi: Vendosmëria për të ecur përpara dallon guximtarët dhe dashurinë për dijen

14 September, 2020 s.autor Politikë

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ka uruar sot nxënësit, mësuesit dhe prindët, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

“Sot, rreth 480 mijë nxënës fillojnë vitin e ri shkollor. Dita e sotme çel siparin e hapjes së kantiereve të dijes, shprehive dhe edukimit. Ky vit shkollor nuk është si të tjerët. Përveç kujdesit për dijen, mësuesit dhe prindët duhet të bëjnë kujdes për mbrojtjen e jetës së fëmijëve prej rrezikut të pandemisë së koronavirusit. Fillimi i vitit të ri shkollor është një sfidë, për suksesin mbi të cilën duhet të kontribuojmë dhe do të kontribuojmë të gjithë. Vendosmëria për të vazhduar betejat që kemi përpara dallon guximtarët dhe dashurinë për jetën e dijen, nga frikacakët dhe dorëzimi para vështirësive.

Të dashur nxënës,
Ju uroj sukses në fillimin e një viti të vështirë, i cili do të mbetet gjatë në kujtesën tuaj. Kufizimet që imponon pandemia, rëndojnë në rradhë të parë mbi ju dhe përpjekjet tuaja për dije, shprehi dhe vlera. Jemi të vetëdishëm që shkolla nuk do tua ofrojë të gjitha mundësitë për dije dhe argëtim, si në një vit normal. Por shfrytëzoni më shumë librat. Kjo situatë do të kalojë dhe ju do të riktheheni në lojrat, gëzimet dhe mundësitë e tjera të shkollës.
Të dashur mësues,
Mbi ju bie detyra e vështirë që, më shumë se asnjëherë më parë, të kujdeseni jo vetëm për dijet, por edhe për shëndetin dhe jetën e nxënësve tuaj. Ky mision i juaj i përhershëm, sot merr një kuptim dhe rëndësi jetike për nxënësit tuaj. Të gjithë u jemi mirënjohës për përkushtimin tuaj dhe këtë populli dhe familjet shqiptare nuk do tua harrojnë.
Të dashur prindër,
E njohim merakun tuaj prindëror për shëndetin e fëmijëve. Por kini besim se shkolla, mësuesit, institucionet arsimore dhe gjithë shoqëria, siç janë të përkushtuar për pajisjen me dije, shprehi dhe vlerat qytetare, janë të përkushtuar për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së fëmijëve tuaj.
Të gjithëve ju uroj një vit të ri shkollor të suksesshëm!”, shkruhet në përshëndetjen e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JENI ALEATËT E MI"/ Veliaj letër urimi nxënësve të Tiranës: Më jepni kurajo për transformimin e qytetit tonë
Previous article E RËNDË/ Plagoset me thikë në gjoks përmbaruesi privat në Sarandë. Çfarë deklaron për ngjarjen (FOTO+EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

"KRAH SHQIPËRISË DERI NË FUND"/ Marta Kos pas mbylljes së tri kapitujve të negociatave: Inkurajojmë që të vijohet progresi Politikë

"KRAH SHQIPËRISË DERI NË FUND"/ Marta Kos pas mbylljes së tri kapitujve të negociatave: Inkurajojmë që të vijohet progresi

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën Breaking News

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën

"NJË GUR KILOMETRIK..."/ Mbyllja e tre grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë Politikë

"NJË GUR KILOMETRIK..."/ Mbyllja e tre grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT