Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fier.
Burime nga policia lokale thanë se një person është plagosur me armë në fshatin Fermë-Çlirim.
Personi i plagosur me inicialet R. Gj, 19 vjeç, është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje.
I riu i plagosur me armë zjarri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve mjekësore, ai është plagosur në këmbë.
Kanë qenë bluzat e bardha që rreth orës 15:45 ka njoftuar policinë se në Spitalin Rajonal Fier ka shkuar një person i plagosur me armë zjarri në këmbë.
Në spital shkuan forca policore që verifikuan se i plagosuri është 19-vjeçari Renato Gjoka, banues në Fier. 19 vjeçari ishte me të fejuarën kur ndodhi ngjarja.
Ai mësohet nën kujdesin e mjekëve, që vlerësojnë se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.
Policia lokale njoftoi se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e plotë të saj.


