• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FIER/ Ia kishin lënë në ruajtje shtëpinë, ai e ktheu në magazinë droge. Operacioni (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

FIER/ Ia kishin lënë në ruajtje shtëpinë, ai e ktheu në magazinë droge. Operacioni (VIDEO)

10 November, 2017 k.autor Kronikë

Policia e shtetit ka  arrestuar në flagrancë 2 persona ne kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Dukas”, ku u sekuestruam 41.3 Kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Si rezultat i operacionit u arrestuan  shtetasit: Neritan Blido 28 vjeç dhe Spartak Kamberaj 26 vjeç, të dy banues në lagjen “Dukas”, Patos. Burime nga policia bëjnë me dije se Blido dhe Kambero do trafikonin drogën në Greqi./AlpeNews.al/

 

10DUKAS2

10DUKAS1

Njoftimi i policisë:

Operacioni nga Sektori për Narkotikët në D.V.P Fier

Sekuestrohen 41.3 Kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Arrestohen në flagrancë 2 poseduesit e lëndës narkotike.

Nga ana e Specialistëve të Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, mbi bazën e informacioneve të marra më parë në rrugë operative u finalizua operacioni antidrogë të koduar “DUKAS”, ku si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Neritan Blido, 28 vjeç, banues në lagjen “Dukas”, Patos.

Spartak Kamberaj, 26 vjeç, banues në lagjen “Dukas”, Patos.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në lagjen “Dukas”, Patos gjatë kontrollit të banesës së shtetasit J. G. (e cila i ishte lënë në ruajtje shtetasit Neritan Blido që prej 20 vitesh), në dollapin e dhomës së gjumit Policia gjeti të fshehur 5 thasë plastmasi me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, gjithsej 41.3 kilogramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se kjo sasi lënde e dyshuar narkotike ishte fshehur në këtë banesë nga shtetasit Neritan Blido dhe Spartak Kamberaj të cilët kishin për qëllim trafikimin me destinacion Greqinë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar nga Nenet 283/2 dhe 283/a të Kodit Penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Samiti i APEC-ut, Trump deklaron: Bashkëpunim vetëm për tregti të ndershme reciproke
Previous article NUK PASKA DEKLARUAR AS PASURINË/ Shkëlqim Miri, gjyqtari që kaloi nga "Gërdeci" tek KLD

k.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT