Të shtunën u godit grupi kriminal me 16 anëtarë në disa qytete, në fushën e falsifikimit të dokumentave dhe favorizimit të migracionit të paligjshëm.
Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, Drejtoria Vendore e Policisë Fier në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, kanë realizuar goditjen e një tjeter grupi kriminal me 16 anetarë në fushën e falsifikimit dhe favorizimit të emigracionit të paligjshëm.
Pas një hetimi disa mujor të kryer nga strukturat e Task Forcës në Drejtorinë Vendore të Policisë dhe Prokurorisë Fier, nëpërmjet përdorimit të metodave speciale të hetimit, në bashkëpunim dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u bë i mundur të finalizohet me sukses operacionin policor i koduar “PAGESA E FUNDIT”.
SOT: Nga vlerësimi i masave të filluar nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier, sot janë vlerësuar dhe janë lënë me arrest në burg:
1. Jetnor Hoxhaj, 41 Vjeç, banues në Fier
2. Eris Koliçi, 28 vjeç, banues në Fier
3. Artan Haxhiu, 48 vjeç, banues në Fier
Për të tjerët do të vazhdojnë nesër vleresimet e masave në Gjykatë.
AlpeNews.al


