• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FIER/ Çfarë e nxori nga shtëpia inxhinierin që u vra gjatë grabitjes. Zbulohet DETAJI I TRISHTË
Home
Breaking News

FIER/ Çfarë e nxori nga shtëpia inxhinierin që u vra gjatë grabitjes. Zbulohet DETAJI I TRISHTË

5 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Qindra qytetarë të Fierit kanë përcjellë dje në banesën e fundit 54-vjeçarin Agur Vrenozi. Ai ndërroi jetë si pasojë e plumbit që mori në kokë, teksa tentoi t’i vinte në ndihmë pronarit të një Exchange, që po grabitej nga dy persona të armatosur.

Vrenozi, me profesion inxhinier mjedisi, mori një karrige dhe goditi njërin nga autorët, por pas kësaj ai u qëllua me armë zjarri.

Akti i 54- vjeçarit është konsideruar si heroik nga qindra qytetarë, të cilët morën pjesë dje në ceremoninë mortore si një formë për ta nderuar dhe respektuar atë për të fundit herë. Mësohet se Vrenozi ndërroi jetë gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm në spitalin e Traumës në Tiranë.

Trupi i pajetë i të ndjerit u soll rreth orës 14:00 te familja e tij, ndërsa vetëm pas një ore u përcoll për në banesën e fundit.

Agur Vrenozi mbante postin e inspektorit të pyjeve në qytetin e Fierit. Ai u ndodh rastësisht para dyqanit që ia kishte lënë me qira Gëzim Hoxhës, i cili e përdorte për veprimtari të këmbimit valutor.

Edhe Hoxha mbeti i plagosur me tytën e armës nga kjo ngjarje dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut. Sipas të dhënave, pak minuta para ngjarjes, 53-vjeçari kishte dalë nga banesa e tij në katin lart pikës së këmbimit valutor për të blerë bukë. Gjatë kthimit në shtëpi, ai kishte parë grabitësit që, duke kërcënuar të plagosurin tjetër, Gëzim Hoxha, po merrnin paratë.

Në këtë moment Agur Vrenozi ka marrë një karrige nga shitësja aty pranë dhe ka qëlluar njërin prej tyre. Por njëri prej grabitësve e ka qëlluar 53-vjeçarin dhe më pas kanë ikur me vrap në drejtim të Zogut të Zi në Fier, ku edhe i priste me makinë bashkëpunëtori i tretë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Xherdan Shaqiri në mesin e yjeve në Premierligë për të fituar një çmim, votoni...! (FOTO)
Previous article Fiorentina i rinovon përjetë kontratën Astorit, të ardhurat i shkojnë bashkëshortes dhe vajzës së vogël (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"ISHA TE TERAPIA E DJALIT"/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë $ për nënën dhe të birin me autizëm Aktualitet

"ISHA TE TERAPIA E DJALIT"/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë $ për nënën dhe të birin me autizëm

PROTESTA/ Pas fjalimeve dhe mesazheve para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA/ Pas fjalimeve dhe mesazheve para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës

EKSTRADOHET NË ITALI JULJAN KOLLÇAKU/ I akuzuar për “organizatë kriminale” dhe “trafik narkotikësh” Aktualitet

EKSTRADOHET NË ITALI JULJAN KOLLÇAKU/ I akuzuar për “organizatë kriminale” dhe “trafik narkotikësh”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT