• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
FESTON SOT DITËLINDJEN/ Ismail Kadare urim të ndjerë për bashkëshorten: Helena, njeriu që më dha gjithë gëzimet e kësaj bote
Home
Kulturë

FESTON SOT DITËLINDJEN/ Ismail Kadare urim të ndjerë për bashkëshorten: Helena, njeriu që më dha gjithë gëzimet e kësaj bote

21 September, 2021 s.autor Kulturë

Në 78-vjetorin e shkrimtares Helena Kadare, bashkëshorti i saj, shkrimtari i mirënjohur botërisht, Ismail Kadare, ka një mesazh urimi. Studiuesja Alda Bardhyli ka marrë një mesazh prej tij, për Newsw24.

Ismaili e cilëson bashkëshorten e tij njeriun më të rëndësishëm të jetës dhe thotë se edhe pse shkrimtar, nuk mund ta përcaktojë me fjalë marrëdhënien dhe ndjenjën për Helena Kadarenë, sepse siç shprehet, për gjerat e mëdha nuk ka përcaktime.

I pyetur nëse e ka përdorur ndonjëherë shprehjen “Më fal që nuk di të dua pak, por të dua vetëm shumë”, Kadare thotë se “Unë nuk e kam përdorur, nuk më kujtohet ta kem përdorur këtë shprehje. Në qoftë se ja kam thënë dikujt, në një far mënyre një gruaje, ka qenë Helena”.

Ndërsa pyetjes se “Çfarë është Helena për ju?”, shkrimtari i madh i përgjigjet: “Është gruaja më e afërt e imja në këtë botë. Kështu ka qenë që në fillim të njohjes sonë, e deri tani në mbarim, në këtë pjesë të fundit të jetës. Njeriu më i afërt, që më ka dhënë gjithë gëzimet e kësaj bote, ndaj së cilës ndihem i detyruar për gjithçka.

Shumë e vështirë të gjej një fjalë, që përkufizon gjithë lidhjen tonë. Zakonisht për gjërat e bukura të kësaj bote, gjërat e mëdha, gjërat e përjetshme, nuk i përkufizon dot, nuk e durojnë dot përcaktimin në fjalë gjuhësore. Prandaj nuk do ta merrja përsipër një aventurë të tillë”.

Helena është ndër të paktat romanciere të regjimit komunist. Autore e shtatë vëllimeve, nder te cilat Kohë e pamjaftueshme, Bashkëshortët, Një grua nga Tirana, dhe Një lindje e vështirë. Veprat e saj flasin për ënderrimet vajzërore, përjetimet e të qenit nënë e bashkëshorte. Gjithashtu eshtë një përkthyese cilësore e disa veprave të autorëve të njohur botërorë, kryesisht francezë.

Në historinë e letrave shqipe para dhe pas viteve 90-të, emri i Helena Kadaresë, do të shfaqet shpesh jo vetëm si një prozatore që i erdhi vendit në kapërcyell të viteve 70-të (romani i saj i parë “Një lindje e vështirë” u botua në vitin 1976, por dhe si një shqipëruese (kryesisht pas viteve 90-të) gati par ekselencë që kanë pasur letrat shqipe. Ndoshta se shkrimtarja brenda saj e bënte më të ndjerë përkthimin, a ndoshta se, ashtu siç shprehet dhe vetë ka përkthyer gjithnjë shkrimtarë, e libra që i ka dashur. Kur një libër lë ndjesi të jashtëzakonshme tek ajo, nuk mjaftojnë vetëm bisedat me miq për ta treguar. Ajo do ta bënte të njohur në shqip nobelistin polak Isaac Bashevis Singer, ashtu siç do shpaloste botën e madhe japoneze përmes prozës së Ysushi Inoue./ BW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIM ME AMBASADOREN E SHBA NË OKB/ Xhaçka: Vlerësim për mbështetjen ndaj afganëve
Previous article MOSMARRËVESHJET ME SHBA DHE AUSTRALINË PËR NËNDETËSET/ BE mbështet Francën

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala Kulturë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

Refleksion mbi vëllimin poetik “Andej kanë rrugën yjet” të Fatbardha Xhani Myslimajt Kulturë

Refleksion mbi vëllimin poetik “Andej kanë rrugën yjet” të Fatbardha Xhani Myslimajt

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili Kulturë

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT