• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
FESTIVALI I FILMAVE NË ULQIN/ Çelet edicioni i 4-tët, krijime shqiptare me mesazhe sociale
Home
Kulturë
Kinematografi

FESTIVALI I FILMAVE NË ULQIN/ Çelet edicioni i 4-tët, krijime shqiptare me mesazhe sociale

22 August, 2018 g.autor Art, Kinematografi, Kulturë, Trashegimi

Në qytetin e Ulqinit nis edicioni i katërt i festivalit, që bën bashkë në konkurrim filma shqiptarë, por dhe të huaj.

“Seanema Film Festival” nis të enjten me filmin artistik “Broken” (Të thyer) me skenar dhe regji nga Edmond Budina. Ky festival edhe këtë edicion sjell për publikun nga data 23 deri më 26 gusht filma nga Greqia, Spanja, Zvicra, Koreja e Jugut, Turqia, etj.

Tema e festivalit për këtë edicion do të jetë identiteti. Sipas organizatorëve, programit i festivalit është dhe për afirmimin e multikulturalizmit në Mal të Zi, duke respektuar parimin e qëndrimit jo-diskriminues ndaj identitetit.

Festivali i filmit “Seanema” vazhdon traditën. Më 23 gusht ,si në edicionin e mëparshëm, filmat konkurrojnë në dy kategori: filmi më i mirë i festivalit, si dhe filmi më i mirë me metrazh të shkurtër. Përveç filmave në kategoritë konkurruese, programi gjithashtu përmban një përzgjedhje të filmave dokumentarë mbi temën e identitetit, si dhe një program të veçantë Seanema Panorama.

Risia e edicionit të katërt sipas organizatorëve është programi edukativ, i cili ofrohet falas për një numër të kufizuar të studentëve nga i gjithë Mali Zi, në bashkëpunim me Shoqatën për Arsim në fushën e kulturës audiovizive, Filmkultura. Programi rinor, paraqitur në kuadër të platformës edukative të festivalit Seanema, lançohet me qëllim që të zgjojë krijimtarinë tek të rinjtë, për nxitur kuriozitetin e tyre, si dhe mbi të gjitha për të krijuar një parakusht për qëndrim kritik ndaj përmbajtjes së mediave audiovizive.

Në edicionin e katërt nuk do të mungojnë dhe panelet e hapura për diskutim, të udhëhequr nga autorë të njohur dhe ekspertë nga fusha e kulturës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Për tu marrë shembull/ Labinot Tahiri i fal rrogën familjeve në nevojë dhe këngëtares shqiptare (FOTO)
Previous article AROMË NGA KINA NË DURRËS/ Artistët performojnë muzikë. TURISTËT mblidhen për koncertin

g.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT