• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FESTË E TRISHTË NË GAZA/ Besimtarët mblidhen për të parën herë para xhamisë “Hagia Sophia”
Home
Nderkombetare

FESTË E TRISHTË NË GAZA/ Besimtarët mblidhen për të parën herë para xhamisë “Hagia Sophia”

13 May, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Në shumë vende të botës, myslimanët kanë festuar ditën e sotme festën e Fitër Bajramit, për të dytin vit radhazi larg festimeve të zakonshme për shkak të COVID-19. Shumë vende sërish patën mbyllje të xhamive dhe shumëfamilje kaluan të ndarë vitin e ri nga familjet e tyre. Në Rripin e Gazës, një thirrje ezani jehoi mbi ndërtesat e pluhurosura dhe grumbujt e rrënojave ndërsa aeroplanët luftarakë izraelitë vazhduan të godasin territorin në atë që njihet si shpërthimin më i keq i dhunës që nga viti 2014.

Në Hagia Sophia të Stambollit festohet për herë të parë Bajrami, pasi godina u shndërrua nga muze në xhami. Turma e qytetarëve e mbledhur para saj shprehu solidaritet me palestinezet duke mbajtur në duar flamurin palestinez.

“Prej ditësh ne nuk mund të flemë, ndjekim ngjarjet dhe qajmë. Ajo që mund të bëjmë tani është të falemi. Por, vetëm sikur të mund të shkonim atje dhe të ishim me vëllezërit tanë, kjo është ajo që duam”, u shpreh Yasemin Yesilmen, banore në Stamboll.

Në mënyrë simbolike, New York, i kushtoi nderimet e tij ditës së shënuar, ku ndërtesa e Empire State u ndriçua me ngjyrë të gjelbër.

Njerëzit në të gjithë Azinë festuan Bajramin e Madh nën masa të shumta kufizuese për të kufizuar tubimet masive dhe bashkimet familjare që zakonisht shënojnë festën myslimane.

Në Indonezi, vendi më i populluar në botë me shumicë myslimane, besimtarët falën namazin në përputhje me masat anti-COVID.

Në hyrje, ishte vendosur një poster që përshkruan gjashtë hapa të rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

“Ne jemi me shumë fat që mund të lutemi së bashku këtë vit, kur nuk e bëmë dot vitin e kaluar.” tha Tri Haryati Ningsih, 53 vjeç.

Nga Indonezia në Pakistan, qeveritë kanë vendosur kufizime për të përmbajtur përhapjen e virusit gjatë Bajramit, i cili shënon fundin e muajit të Ramazanit.

Indonezia ka ndaluar udhëtimet e brendshme deri në 17 maj, ndërsa Malajzia vendosi një izolim të ri kombëtar të hënën përpara festës.

Qeveria u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi pasi vendi pësoi një numër rekord të vdekjeve të lidhura me COVID gjatë Ramazanit dhe urdhëroi mbylljen e qendrave tregtare, dyqaneve jo-thelbësore dhe sistemit të transportit publik gjatë festave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SI FAMILJE VENDOSËM MOS E ÇONIM JASHTË SHTETIT'"/ Djali i Guljelm Radojës: Babai s’mundi të më linte amanet...
Previous article PARTIZANI-TIRANA/ Kërkohet triumfi ndaj "Demave të Kuq", 10 arsyet përse fitojnë "Bardheblutë" në derbi

s.autor

Postime të ngjashme

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT