• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FESTAT SJELLIN RRITJE TË QARKULLIMIT/ Sportele shtesë në pikat kufitare
Home
Breaking News

FESTAT SJELLIN RRITJE TË QARKULLIMIT/ Sportele shtesë në pikat kufitare

28 December, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në Pikën Kufitare të Kakavijes drejtues të strukturave të Policisë Kufitare dhe Policisë së Rendit kanë inspektuar punën që po bëhet nga strukturat blu në këtë periudhë me fluks të shtuar të lëvizjes në kufirin me Greqinë.

Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike Dhimitraq Ziu dhe Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionit Sajmir Muçaj bashkëbiseduan me punonjësit e policisë në Kakavije për evitimin e radhëve të pritjes dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike në doganën e Kakavijes.

Gjatë prononcimit për gazetaret, dy drejtuesit e strukturave të Policisë së Shtetit theksuan edhe bashkëpunimin me palën greke për përpunimin e fluksit të shtuar përgjatë periudhës të festave të fundvitit.“Departamenti I policisë kufitare ka intensifikuar masat gjatë këtij muaji me qëllim përballimin e flukseve migratore që shtohen në fund të vitit. Ky plan masash konsiston në shtimin e sporteleve në ato pika ku pritet ardhja e bashkëatdhetarëve tanë që vijnë këtu që të kalojnë festat me të afërmit e tyre.

Janë marrë masa shtesë duke vendosur pranë drejtorive vendore, personel me qëllim monitorimin dhe mbështetjen e veprimtarisë së tyre. Janë intensifikuar shkëmbimet e informacionit me vendet fqinje për lehtësimin e kalimit kufitar si në ardhje si në dalje.

Gjatë këtij viti ka pasur një shtim të udhëtarëve me 10 përqind në krahasim me vitin e shkuar” tha Sajmir Mucaj duke u zotuar për një vëmendje të shtuar të autoriteteve ndaj çdo veprimtarie kriminale.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 80 mijë persona kanë lëvizur në të dyja anët e kufirit në doganën e Kakavijës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PARTIA DEMOKRATIKE DUHET TË NDRYSHOJË"/ Salianji pas takimit në Shkodër: Koha e këtij pushteti ka mbaruar
Previous article VLORA TRE DITË PA UJË/ Drejtori i Ujësjellësit: Po punojmë për gjetjen e një rruge alternative furnizimi! Difekti...

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT