• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FESTAT E FUNDVITIT/ Ambasadorja Hajdaraga: Çfarë duhet të dini nëse po planifikoni të udhëtoni në Greqi
Home
Politikë

FESTAT E FUNDVITIT/ Ambasadorja Hajdaraga: Çfarë duhet të dini nëse po planifikoni të udhëtoni në Greqi

6 December, 2021 Delo.autor Politikë

Pak ditë më parë, autoritetet njoftuan se kanë ndaluar përkohësisht hyrjen e të gjithë shtetasve të vendeve të treta në Greqi, nga çdo pikë hyrjeje dhe në çfarëdo mënyre apo mjeti, duke përfshirë lidhjet ajrore, detare, hekurudhore dhe rrugore.

Gjithsesi, ky ndalim nuk vlen për banorët e përhershëm të Shqipërisë.

Në një lidhje për emisionin “Zona Zero” në Top News, ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga tregoi edhe kriterët që duhet të plotësojnë shqiptarët për të kaluar kufirin.

Ambasadorja tha gjithashtu se Greqia njeh të gjitha llojet e vaksinave, çka do të thotë se mund të udhëtojnë drejt vendit fqinj edhe shqiptarët e vaksinuar me vaksinat kineze.

“Ndalohet përkohësisht hyrja në Greqi e shtetasve të vendeve të treta. Ne jemi të favorizuar, pasi mund të vazhdojmë të lëvizim lirshëm. Lëvizja është e lirë për të gjithë shtetasit shqiptarë.

Duhet plotësuar formulari elektronik, duhet të kenë certifikatë vaksinimi të lëshuar nga një autoritet publik të paktën 14 ditë nga dita e aplikimit, ose një test PCR brenda 72 orëve ose një test të shpejtë brenda 48 orëve.

Greqia i njeh të gjitha llojet e vaksinave, pra edhe atë kinezen. Pikat e Kakavijës dhe Kapshticës funksionojnë 24 ore. Vetëm pika 3 Urat nuk punon 24 orë”, u shpreh ambasadorja.

Sipas ambasadores, as gjatë festave, nuk pritet që të ketë ashpërsim të mëtejshëm të masave, kjo pasi Greqia po ecën shumë mirë me procesin e vaksinimit.

“Nuk besoj se do të kemi më shtrëngim të masave, pasi Greqia po ecën shumë mirë me procesin e vaksinimit.

Masat e brendshme janë strikte. Në ambientet e mbyllura, duhet të paraqitet certifikata e vaksinimit”, tha ambasadorja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTERVISTA/ Balla për VOA: Të gatshëm të ulemi e të bisedojmë me PD për reformën territoriale e zgjedhore
Previous article Partizanët e rrotacionit që sot kërkojnë rikthimin e dinosaurëve Meta-Berisha

Delo.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT