• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FESTA E SULLTAN NEVRUZIT/ Mesazhi i Baba Mondit: Uroj ta doni më shumë njëri-tjetrin
Home
Sociale

FESTA E SULLTAN NEVRUZIT/ Mesazhi i Baba Mondit: Uroj ta doni më shumë njëri-tjetrin

22 March, 2024 s.autor Aktualitet, Sociale

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi uroi sot besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Nevruzit.

Gjatë fjalës së tij, Baba Mondi uroi që Sulltan Nevruzi të sjellë mbarësi dhe bekime nga Zoti për të gjithë.

“Secili duhet të njohë vetën, të mundë egon dhe urrejtjen e të mbjellë paqe. Në këtë ditë të veçantë uroj ta doni më shumë njëri tjetrin, të bëni mirë e të përparoni duke pasur dashamirësi në zemrat tuaja”, ishte mesazhi i Baba Mondit.

Një urim për besimtarët bektashinj në të gjithë vendin erdhi po ashtu edhe nga Kryeministri Edi Rama. Përmes rrjetit social “Facebook”, Kryeministri uroi Gëzuar Sulltan Nevruzin, për të gjithë besimtarët.

Edhe Lulzim Basha uroi të gjithë bektashinjtë shqiptarë.

“Nga zemra i uroj të gjithë besimtarët bektashinj Gëzuar Sulltan Novruzin. Zoti e bëftë dritë për zemrat dhe shtëpitë e shqiptarëve dhe mbarë kombin”, shkruan Basha në Facebook.

Ndërsa Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka zgjedhur të festojë këtë ditë të shënuar me besimtarët bektashinj përmetarë.

Nga Teqeja e Baba Aliut në Alipostivan, Presidenti Begaj do të përcjellë urimet e tij për të gjithë besimtarët bektashinj shqiptarë në orën 12.00.

22 marsi është Dita e Nevruzit ose Dita e Sulltan Nevruzit. Që nga viti 1996, Dita e Nevruzit është festë zyrtare në Shqipëri.
Nevruzi është një festë e lashtë pagane, me prejardhje persiane.

Sot, kjo ditë në Shqipëri është festë fetare zyrtare për Komunitetin Bektashi. Një simbol i njohur i kësaj feste është edhe ëmbëlsira e ashures/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAFIKOI DROGË ME POSTË NGA SHBA/ 27-vjeçari lihet në burg: S’ishte e imja, e mora për një mik
Previous article E RËNDË NË JANINË/ Gjendet trupi i një personi në një qese plehrash

s.autor

Postime të ngjashme

50 TON KOKAINË TË SEKUESTRUARA/ Artan Hoxha zbardh detajet: Bosët shqiptarë financuan fushatën elektorale në Ekuador Aktualitet

50 TON KOKAINË TË SEKUESTRUARA/ Artan Hoxha zbardh detajet: Bosët shqiptarë financuan fushatën elektorale në Ekuador

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre Aktualitet

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT