• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FESTA E SHFRENUAR E SANNA MARIN/ Një kryeministër i del në krah: Ka të drejtë të dëfrehet
Home
Botë

FESTA E SHFRENUAR E SANNA MARIN/ Një kryeministër i del në krah: Ka të drejtë të dëfrehet

20 August, 2022 s.autor Botë

“Party gate”, festa private e shfrenuar e kryeministres Sanna Marin, i kalon kufijtë e Finlandës. Homologu polak, Mateusz Morawiecki, i doli në mbrojtje 36-vjeçares kur u pyet lidhur me videot e publikuara, ku shefja e qeverisë së Helsinkit shfaqet të dëfrehet me miqtë e saj të ngushtë në kërcime dhe këndime.

“Po, mund të them se e kam parë videon e kryeministres Sanna Marin që kërcen dhe mendoj se ajo ka një arsye të jetë e lumtur pasi Finlanda iu bashkua NATO-s. Kështu që nëse kryeministrja e Finlandës konsumoi pak më shumë vodka dhe për shkak të saj kërceu, nuk ka asgjë të tmerrshme këtu. Jam shumë i lumtur që ajo e ndau me ne atë lumturi”, tha kryeministri i Polonisë.

Videot e Sanna Marin të bëra publike u shoqëruan me polemika të mëdha në Finlandë. Imazhet ku kryeministrja feston e shfrenuar me miqtë e saj, të cilët janë figura publike dhe artistë të njohur në vend, u bënë menjëherë virale duke bërë xhiron e botës.

Për këtë arsye, disa politikanë të opozitës ngritën dyshime se shefja e qeverisë mund të kishte konsumuar substanca të paligjshme. Por, Sanna Marin njoftoi se i është nënshtruar një testi droge, dhe ka mohuar që të ketë përdorur drogë ndonjëherë në jetën e saj.

Ndërkohë, 36-vjeçarja është kryeministrja më e re në moshë në mbarë botën dhe nuk e ka mbajtur asnjëherë sekret frekuentimin e festave me muzikë dhe shpesh është fotografuar në festivale. Javën e kaluar, Marin u zgjodh si kryeministrja më interesante e globit nga media gjermane Bild.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DY KUINTALË E GJYSMË DROGË/ Policia arreston dy vëllezërit, në kërkim dhe 6 të tjerë (EMRAT)
Previous article LISTA/ Emrat më të përhapur, si i thërrasin fëmijët e tyre “pasanikët” e qendrës së Tiranës

s.autor

Postime të ngjashme

PAK DITË PARA VIZITËS SË TRUMP/ Arrestohet një person pranë fushës së golfit, i gjenden armë dhe municione Botë

PAK DITË PARA VIZITËS SË TRUMP/ Arrestohet një person pranë fushës së golfit, i gjenden armë dhe municione

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin Botë

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore Botë

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT