Dy vëllezër nga Shkodra kanë rënë në prangat e Policisë, pas një operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të narkotikëve. Operacioni është zhvilluar më 20 qershor dhe janë kapur 242 kg drogë.
Nga kontrolli në shtëpinë e njërit prej bashkëpunëtorëve të shtetasve të ndaluar Samet Dahati dhe Izmir Dahati, (shtetasit të arrestuar A. T.), në kuadër të operacionit policor të koduar “Vallas”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 246 kilogramë lëndë narkotike kanabis.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me 12 shtetas të tjerë (6 prej tyre të arrestuar, 6 të tjerë ende në kërkim) kryenin në fshatin Vallas, Shkodër, veprimtarinë e kundërligjshme të kultivimit të bimëve narkotike.
Sot, falë një pune të mirorganizuar të strukturave të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u finalizua operacioni policor i koduar “Vallas 2”, si rezultat i të cilit u kapën dhe u ndaluan shtetasit e kërkuar:
-Samet Dahati, 34 vjeç dhe Izmir Dahati, 26 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Oblikë, Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Vijon puna intensive nga ana e strukturave të Policisë, me qëllim kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Vallas”. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme


