Ka zgjatur rreth një orë festa për 31-vjetorin e Partisë Socialiste, e cila u zhvillua në ambientet e selisë rozë.
Kryeministri Edi Rama, përveç angazhimeve politike duhet të kujdeset edhe për familjen. Burime nga brenda festes bëjnë të ditur për Panorama.al se kryeministri Rama nuk ka qëndruar gjatë, ai është larguar nga festa duke thënë: “Ika se jam me fëmijë të vogël unë”.
Ndërkohë Panorama.al ka siguruar edhe momentin kur kryeministri Rama lë selinë e Partisë Socialiste.
Festa ishte vetëm për familjen socialiste, por që kishte të ftuar edhe figura nga opozita, si Erisa Xhixho dhe Endrit Braimllari nga LSI dhe Agron Duka nga PAA.
Ceremonia nisi me himnin kombëtar, ndërsa një fjalim të shkurtër ka mbajtur vetëm Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri


