• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FESTA E MBYLLJES SË RAMAZANIT/ Myslimanët në Itali ia dedikojnë Papa Françeskut
Home
Nderkombetare

FESTA E MBYLLJES SË RAMAZANIT/ Myslimanët në Itali ia dedikojnë Papa Françeskut

8 June, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Moment historik për besimtarët myslimanë në Itali.

Mbi 1000 organizata të komuniteteve të huaja, qendra kulturore, xhami, shoqata myslimane në Itali ia kanë dedikuar Papa Franceskut 3 ditët e festës së mbylljes së muajit të shenjtë të Ramazanit, duke e konsideruar personalitetin simbol të dialogut botëror ndërfetar pa kufi.

Kjo iniciativë e nivelit të lartë u promovua nga Kryetari i organizatës së mjekëve të huaj në Itali, Dr. Foad Aodi, në të cilët aderojnë dhe mjaft mjekë shqiptarë, si dhe u përkrah nga përfaqësuesit rajonalë, provincialë e bashkiakë të komunitetit myslimanë në Itali.

Përkrahja e gjerë e kësaj iniciative konfirmon rolin e Atit të Shenjtë në rrugën  e dialogut ndërfetar, solidaritetit e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Dedikimi i një feste kaq të rëndësishme për myslimanët, kreut të Katolicizmit Botëror është shembull i hedhjes së hapave kurajozë në paqen e bashkëjetesën mes besimeve te ndryshme fetare në Itali.

Gjatë udhëtimeve të tij apostolike Papa Françesku ka udhëtuar dhe në tokën arabe e ka vizituar xhami e lutjet e tij kanë qenë terapia më e mirë kundër frikës, diskriminimit fetar e paragjykimeve.

“Me këtë iniciativë,”-thotë kryetari i mjekëve të huaj në Itali, Foad Aodi, “shprehim mbështetjen tonë ndaj Papa Françeskut e reformizmit të tij fetar”.

Aktualisht në Itali jetojnë 2.6 milionë myslimanë, baraz me 4.3 % të popullsisë. 56% e tyre janë me kombësi të huaj e 44 %: italianë.

Në Itali jetojnë dhe rreth 201 mijë myslimanë shqiptarë e në Romë është ndërtuar një nga xhamitë më të mëdha të Europës.

Sipas të dhënave të shoqatave e organizatave myslimane në Itali, gjatë vitit të fundit është shënuar një rritje me 30% e rasteve të diskriminimit  ndaj personave të besimit myslimanë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISLANDË-SHQIPËRI/ Tjetër rast i rrezikshëm për Kombëtaren, topi përfundon ngjitur me traversën (VIDEO)
Previous article E "MASAKROJNË"/ Trump me "shpikje" të re: Hëna është pjesë e Marsit

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë Botë

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë

"ELITA E RE" E PUTIN PO MERR PUSHTETIN/ Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë Botë

"ELITA E RE" E PUTIN PO MERR PUSHTETIN/ Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë

TRUPAT AMERIKANE TËRHIQEN NGA IRAKU/ Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën Botë

TRUPAT AMERIKANE TËRHIQEN NGA IRAKU/ Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT