• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FESTA E KURBAN BAJRAMIT/ Veliaj urim për besimtarët: Lutem për një shtator të qetë politik
Home
Shqipëri

FESTA E KURBAN BAJRAMIT/ Veliaj urim për besimtarët: Lutem për një shtator të qetë politik

21 August, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, uroi besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit nga  selia e Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Veliaj nuk shmangi dot edhe mesazhet politike, ku tha se lutet që shtatori ti gjejë të bashkuar për punë dhe propjekte të mëdha për qytetin dhe jo të përçarë.

Veliaj: Nuk jam naiv, e di që mrekullitë mezi ndodhin. E di që me tu kthyer shtatori me gjasë do të rikthehet sherri, do të rikthehet debati, konflikti. Por ndoshta dita e sotme është një ditë për të reflektuar pak, si do të kthehemi në shtator në Tiranë. Do kthehemi për të përçarë apo do të kthehemi për të bashkuar, do kthehemi për të lënduar njëri-tjetrin apo për të shëruar njëri-tjetrin, do kthehemi për ti vendosur njëri-tjetrit stërkëmbëshin apo për ti dhënë njëri-tjetrit dorën? Nëse reflektojmë seriozisht, secili prej nesh me angazhimin që ka mund të luajë të njëjtin rol siç e luajmë ditët e festave ku të gjithë flasin për vëllazëri dhe bashkim, ama sa rikthehet sherri dhe rrëmuja jemi të parët që i hedhim benzinë zjarrit. Besoj shumë, edhe lutem që shtatori të na gjejë të bashkuar dhe siç jemi në festa ashtu të jemi edhe në ditët e punës. Jam shumë i kënaqur me progresin e bërë me xhaminë e Namazgjasë. Në Tiranë turistët janë shtuar dhe një nga produktet kryesore është ai religjioz.

Kryebashkiaku Veliaj pati një apel edhe ndaj qytetarëve që të tregohen sa më solidarë me të pamundurit, sidomos në raste festash.

Veliaj: Dua të falenderoj qindra vullneratë të bashkisë, qendrave sociale, xhamive të Tiranës që mbrëmë kanë shpërndarë mish në mbi 2 mijë familje që janë në nevojë për ndihmë ekonomike. Ky është një apel sesi mund të jemi solidarë.Sot secila familje në drekë, në darkë që ka mundësinë të ketë një vakt ekstra në ndihmë të një nevojtari, një pensionisti të vetmuar, në ndihmë të një familje me ndihmë ekonomnike le ta bëjë këtë. Nuk ka as xhamia dhe as bashkia monopolin e bamirësisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË LIBRAZHD/ Autobuzi me turistë i "shpëton" HUMNERËS. Shoferi mori kthesën kur...
Previous article NDODH NË HAS/ Hoxha kyç Xhaminë për "Kurban Bajram": Besimtarët mbesin jashtë

g.autor

Postime të ngjashme

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje... Politikë

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje...

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online Politikë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT