Mbrëmja që lamë pas në SHBA shënon një nga festat më të rëndësishme përpara Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, atë të falenderimeve.
Por edhe shumë nga personazhet e njohur të shoëbizt shqiptar, sidomos ato që kanë jetuar, apo jetojnë në Amerikë apo që u pëlqen kjo traditë e përvitshme e këtij vendi kanë kujtuar këtë ditë duke falenderuar për njerëzit e afërt që kanë. Mes tyre janë këngëtarja Aurela Gaçe, këngëtarja Bleona Qereti, modelja Adrola Dushi, moderatori Ledion Liço, trashëgimtaria e Top Channel, Lori Hoxha etj.